GRANDEMALL

Washington Post: Pa lëvizje në dialogun Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Samiti i Berlinit përfundoi pa përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, shkruan sot “The Washington Post”, duke theksuar se, edhe pas bisedimeve të gjata, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk arritën deri te zgjidhja për vazhdimin e dialogut.

Gazeta amerikane vë në dukje se Merkel dhe Macron tentuan për të ulur tensionet “nacionaliste”, të cilat, sipas këtij mediumi amerikan, kanë nxjerrë nga binarët dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Para takimit në Berlin, liderët e Kosovës u bashkuan në takimin pa precedent me ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenel, për të cilin Hashim Thaçi konsideron se ka lidhje të ngushta me presidentin amerikan Donald Trump.

FIDANISHTJA

“Presidenti i Kosovës, kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë kërkuar një takim me ne … SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nën patronazhin e Bashkimit Evropian”, tha në një deklaratë Ambasada e SHBA në Gjermani.

“Washington Post” citon gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar amerikan, i cili thotë se Grenel në takim përsëriti se autoritetet e Prishtinës duhet të heqin taksën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ambasadori Grenel ka kërkuar fuqimisht heqjen e tarifave dhe përsëriti se SHBA janë mik i afërt i Kosovës, me dëshirën për të ndihmuar ku munden, por theksoi se të dyja palët duhet të zhvillojnë detajet, jo Amerika”, tha zyrtari i paidentifikuar amerikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.