ARKATANA

Washington Post: Kosova, arsyeja përse Putin është kundër Clintonëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sipas një artikulli të shkruar nga gazetari, Simon Waxman, në gazetën amerikane Washington Post, arsyeja përse Vladimir Putin, ka preferuar gjatë tërë kohës që në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jetë Donald Trump, e jo Hillary Clinton, është hasmëria që ai ka krijuar me Clintonët qysh në fund të shekullit XX, saktësisht në vitin 1999.

Kjo për arsye se atëherë presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, vendosi që nën argumentin e ndërhyrjes humanitare të bombardonte Serbinë, për shkak të gjenocidit që ish-presidenti jugosllav, Slobodan Millosheviq, po kryente ndaj popullatës shqiptare.

Një shpjegim kompleks i mospëlqimit të Clinton nga Putin na kthen në kohën e Jugosllavisë, shkruan Waxman.

FIDANISHTJA

“Ishte gjatë kampanjës bombarduese të NATO-s në vitin 1999, kur presidenti, Bill Clinton, ndihmoi inaugurimin e kësaj kohe moderne të ndërhyrjeve humanitare. Në bombardimin e Kosovës, Clinton kishte për qëllim ndaljen e dhunës nga nacionalistët serbë të udhëhequr nga Slobodan Millosheviq. Por, me këtë ndërhyrje ushtarake në zonën tradicionale të influencës ruse, Clinton zemëroi lidershpin rus”, thuhet në artikullin e The Post, njofton Klan Kosova.

Celeste Wallander, një profesor nga Harvard që më vonë u bë edhe këshilltari kryesor i Barack Obamës për Rusinë, kishte shkruar se qëndrimi më i ashpër i rusëve “lidhet qartësisht me ngjarjet në Kosovë”.

Që nga atëherë, Putin, që pushtetin e mori në vitin 2000, vazhdimisht ka kundërshtuar luftërat humanitare të SHBA-ve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.