Fundamenti

Wall Street Journal: Thaçi, njeriu më i fuqishëm në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gazeta prestigjioze amerikane Wall Street Journal ka botuar një intervistë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi. Në një intervistë të gjerë, Thaçi quhet si “njeriu më i fuqishëm në Kosovë”.

Në bisedë me WSJ, Thaçi ka thënë se dialogu i ardhshëm me Serbinë duhet të ketë angazhim të drejtpërdrejtë të shefes së diplomacisë evropiane Frederika Mogerini, nëse dëshirohet të ketë sukses, transmeton Indeksonline.

“Që të arrihet pajtimi në mes dy armiqve të kaluar, Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë punën në marrëveshjen e re në vitin e ri”, ka deklaruar Thaçi.

Mobi Casa

“Unë kuptoj se Mogerini ka një agjendë të gjerë, por Ballkani duhet të jetë prioritet i BE-së, pasi që është në oborr të BE-së”, ka deklaruar Thaçi pas takimit me Komisioneren Mogerini.

“Nëse dëshirojmë sukses, ajo duhet të jetë në dhomë në takimet e nivelit të lartë. Ajo duhet të udhëheq bisedat”, citohet të ketë thënë Thaçi.