Mobi Casa

Walker: Politika në Kosovë nuk është në rrugën e duhur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Si një mik i shqiptarëve ka zgjedhur të drejtojë kritika për mënyrën si po drejtohet Kosova. Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka thënë se politika kosovare nuk është në rrugën e duhur. Disa persona, tha ai, janë futur në politikë jo për të bërë politikë, por për gjëra të tjera.

Kosova nuk është duke shkuar në rrugën e duhur. Kështu ka thënë në cilësinë e mikut të kosovarëve ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker.

Ai këto komente i ka bërë pasi në Kolegjin “AAB”, në Prishtinë, u nderua me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

“Kam qenë këtu dhe e kam parë kur është shpallur Dita e Pavarësisë, të gjithë janë emocionuar kur është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë. Shumë njerëz më kanë thënë ‘faleminderit zotëri ambasador, tani na mbetet neve për ta çuar vendin përpara. Pritjet kanë qenë të mëdha në atë periudhë, mirëpo ende ekziston shpresa për ta çuar shtetin në vendin e duhur. Çka më inkurajon mua është fusha e arsimit”, ka thënë Walker, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

UBT

Kosova i ka punët keq në ekonomi dhe në politikë

Ai është shprehur se në fushën e ekonomisë nuk janë bërë gjërat si duhet.

“Do të më befasonte nëse një të riut do t’i thuhej që kur ta përfundoni universitetin ju pret një punë jashtë. Po ashtu, politika nuk është në rrugën e duhur. Njoh shumë persona, shumë politikanë që janë shumë të mirë për ta çuar vendin përpara, por gjithashtu druaj se disa persona të tjerë që janë futur në politikë, nuk janë futur për të bërë politikë, por për gjëra të tjera”, ka thënë ish-ambasadori Walker./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.