UBT

Walker i zhgënjyer nga veprimi i Speciales, thotë të hetohet për Vuçiqin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ka thënë se shumica e krimeve në Kosovë janë kryer nga Serbia dhe jo nga UÇK-ja.

Ai në një intervistë për RTK-në, është shprehur i zhgënjyer pas publikmit të informatës për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

“Isha tejet i zhgënjyer, kur Prokurori doli të enjten apo të premten e kalyar me atë deklaratë. Tani e vënë në pyetje edhe kohën e asaj deklarate sepse presidenti Hashim Thaçi ishte duke udhëtuar në Uashington për të marrë pjesë në një samit të ftuar nga Sjtëpia e Bardhë, në përpjekje për të arritur një zgjidhje të negociuar përfundimtare. Pra që Prokurori të bëjë një shpallje të tillë mu në atë moment, me përmbajtjen e aktakuzave të tilla, mendoj që kjo e vë në pikëpyetje edhe kohën e edhe motivin prapa asaj shpallje”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Walker është shprehur se edhe presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiq, ka përgjegjësi për krimet në Kosovë, pasiqë ka qenë ministër në qeverinë serbe. ““Ai ka qenë pjesërisht përgjegjës për atë punë, sepse ka qenë ministër i qeverisë që urdhëronte forcat serbe të sigurisë të bënin ato që bënin në Kosovë gjatë viteve 1998-99 e si pasojë e kësaj ishte edhe Reçaku”, ka thënë ai. Ai ka ftuar prokurorë të hulumtojnë për presidentin serb.

Walker ka kërkuar nga liderët e Kosovës unitet në këtë kohë, të cilën e ka quajtur të keqe për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.