FITORJA

Walker: Është koha që klasa politike e dalë nga lufta, të largohet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Miku i madh i shqiptarëve e diplomati amerikan, William Walker, është shprehur i zhgënjyer me gjendjen aktuale në Kosovë.

Walker vlerësoi që gjërat nuk janë duke ndryshuar përderisa theksoi nevojën për një gjeneratë të re të udhëheqësve politik.

“Aktualisht klasa politike që udhëheq vendin ka dalë nga lufta, përderisa tani është koha që ky shtet të ketë një gjeneratë të re të udhëheqësve politik. Të gjithë theksojnë se dëshirojnë ndryshimin, por unë ndryshimin nuk po e shoh” deklaroi Walker në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Walker theksoi që duke u bazuar edhe në eksperiencat e vendeve të ndryshme, udhëheqësia e dalë nga lufta ka tendencë që të mos jetë adekuate për një mandat të gjatë.

Si alternativë për Walker është Lëvizja Vetëvendosje.

Walker, ka treguar se a ishte i vërtetë lajmi që ka refuzuar të dekorohet nga presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Mobi Casa

Walker ka sqaruar se si ka qenë puna.

“Nuk është që kam refuzuar, por më është kërkuar nëse do të pranoja dhe për disa arsye kam thënë jo, për momentin jo, nuk jam i gatshëm të pranojë një dekorim nga Thaçi. Kemi dallime unë dhe ai”.

Dallimet me Thaçin Walker ka thënë se i ka edhe sa i përket dëgjueshmërisë së madhe që Thaçi ka treguar ndaj ndërkombëtarëve.

“Komuniteti ndërkombëtarë sipas mendimit tim ka bërë shumë gabime këtu dhe ai e ka dëgjuar shumë. Për shembull kushtetua nuk është e shkruar mirë, mendoj që duhet të ndryshohet”.

“Por, ka edhe arsye të tjera. Pra, nuk e kam refuzuar medaljen, por jam pyetur nëse do ta pranoja dhe kam thënë se për momentin jo”, tha ai.

Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker, është rikthyer në Kosovë, në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut, masakër që botës ia shfaqi pikërisht Walker, duke i thënë komunitetit ndërkombëtar se në Kosovë po kryhet gjenocid./Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.