Walker: Është e trishtueshme çfarë bëri VV me ambasadoren Jacobson
Kjo që i ka ndodhur ambasadores Jacobson ka pasur jehonë edhe në Washington. Ambasadorja amerikane është kapur për dore. Ky ka qenë një dëmtim shumë i madh për Lëvizjen Vetëvendosje. Kam qenë i trishtuar. Kjo nuk është demokraci. Nuk mund t’i ndalni parlamentarët të bëjnë punën e tyre. Ata janë zëri i qytetarëve. Në të njëjtën kohë nuk mund t’i ndaloni ambasadorët e huaj të cilët dëshirojnë të vijnë të shohin se çfarë është duke ndodhur. Mendoj se është fatkeqësi e madhe. Siç e dini ju dhe unë, Vetëvendosja nuk ka marrë përkrahje shumë të madhe nga ndërkombëtarët. A ka rënë kjo përkrahje, këtë nuk e di, por me siguri kjo nuk ka ndihmuar. Çfarë ka ndodhur atë ditë është shumë e trishtueshme”, ka përfunduar Walker.
Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mirëpritur mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në veri të Kosovës, duke shtuar se kjo pjesë është manipuluar mjaft nga Beogradi.
“Unë jam në favor të pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, siç jam edhe në favor te jetesës së tyre në Kosovë. Problemi i tyre në një far forme është se ata mendojnë sikur nuk janë duke jetuar në Kosovë dhe janë duke u ndikuar shumë nga Beogradi. Mendoj se që nga lufta Beogradi i ka shfrytëzuar serbët e Kosovës për qëllimet e tyre, e jo për mirëqenien e tyre. Për ta do të ishte më mirë sikur t’i zgjedhin kandidatët e tyre. Kjo është një lëvizje pozitive në këtë drejtim, por mendoj se Beogradi ende ka shumë ndikim”, ka thënë Walker në një intervistë për RTK.
Ai nuk është shprehur i kënaqur me joshjen e investitorëve dhe punësimin në vend. Ndërsa, sa i përket situatës politike në vend, Walker ka folur edhe për incidentin ku u lëndua ambasadorja Jacobson në hyrje të Kuvendit, transmeton orainfo.
“Kjo që i ka ndodhur ambasadores Jacobson ka pasur jehonë edhe në Washington. Ambasadorja amerikane është kapur për dore. Ky ka qenë një dëmtim shumë i madh për Lëvizjen Vetëvendosje. Kam qenë i trishtuar. Kjo nuk është demokraci. Nuk mund t’i ndalni parlamentarët të bëjnë punën e tyre. Ata janë zëri i qytetarëve. Në të njëjtën kohë nuk mund t’i ndaloni ambasadorët e huaj të cilët dëshirojnë të vijnë të shohin se çfarë është duke ndodhur. Mendoj se është fatkeqësi e madhe. Siç e dini ju dhe unë, Vetëvendosja nuk ka marrë përkrahje shumë të madhe nga ndërkombëtarët. A ka rënë kjo përkrahje, këtë nuk e di, por me siguri kjo nuk ka ndihmuar. Çfarë ka ndodhur atë ditë është shumë e trishtueshme”, ka përfunduar Walker. /Telegrafi/