Eko Higjiena

VV:“Zajednica” copëton Kosovën e Anamoravën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Më se 10 vite më parë, qytetarët e Anamoravës u përballen me decentralizimit etnik që po planifikohej të bëhej në këtë zonë. Decentralizimi etnik është veç rindarje e brendshme e Kosovës, ku më shumë theksohen kufijtë e brendshëm mes komunave me shumicë serbe dhe komunave tjera, sesa kufijtë e jashtëm të Kosovës në raport me Serbinë

Fshatrat e Anamoravës që ishin me shumicë serbe i lidhën mes vete duke krijuar komuna të reja me shumicë serbe, për ta rrethuar mes tyre Anamoravën, dhe për t’ia ndërprerë asaj vazhdimësinë territoriale me Luginën e Preshevës.

Gjilani nga 515 km2 sa i kishte, i humbi 123 km2. Komuna e Artanës u trefishua, vetëm e vetëm që shqiptarët të mbesin pakicë, ashtu që të mund të quhet komunë me shumicë serbe. U copëtuan Gjilani, Dardana e Vitia, për t’u krijuar Parteshi, Ranillugu, Kllokoti dhe Artana e zgjeruar. Në vitin 2009, qytetarët e rajonit të Anamoravës grumbulluan mbi 30.000 nënshkrime në peticionin kundër decentralizimit, peticion ky që nuk u mor parasysh as nga institucionet qendrore e as nga ato lokale.

Uji Dea

Në fillet e këtij decentralizimi, qeveritarët thoshin se ky është çmimi që duhet paguar për pavarësinë, por tash është e qartë se decentralizimi ishte veç kapar, si garancion për “Zajednicën”.

Komunat me shumicë serbe i delegojnë kompetenca “Zajednicës”. Njashtu edhe Qeveria e Kosovës. Në këtë mënyrë, “Zajednica” do të funksionojë si shtet brenda shtetit të Kosovës, duke bërë ndarje institucionale, juridiko-kushtetuese, territoriale dhe ekonomike, si dhe do të ketë polici e gjyqësi të ndara etnikisht. Nga momenti i themelimit të saj, asnjë institucion i Kosovës nuk do të mund ta shuaj më. Territori fillestar i saj do të jetë veriu i Kosovës. Në vend se Qeveria e Kosovës të punonte në integrimin e pjesës veriore të Kosovës, ashtu që të mund të quheshim shtet sovran, përmes negociatave të vazhdueshme me Serbinë u bë shumëzimi i veriut nëpër pjesët tjera të Kosovës. Decentralizimi etnik e bëri Anamoravën terren për një veri të dytë, ku do të synojë të zgjerohet “Zajednica”, për të marrë kështu më shumë territor e pasuri.
Pra, me themelimin e “Zajednicës”, Anamorava humbet kontrollin në ujërat mineralë të Kllokotit, në Minierën e Artanës, në bukuritë natyrore të Stanishorit, Dragancës e Makreshit, e të tjera, që do të menaxhohen sipas vullnetit dhe nevojës së “Zajednicës”. Prandaj, qytetarët e Anamoravës tani duhet të bëhen bashkë më shumë se kurrë, ashtu që të mos lejojmë themelimin e “Zajednicës”, e cila i rritë edhe më tutje problemet e decentralizimit, duke pamundësuar kështu zhvillimin e mirëqenien, si dhe duke i thelluar ndarjet etnike.

“Zajednica” është në proporcion të zhdrejtë me Anamoravën, me Kosovën. Sa më e madhe të jetë ajo, aq më e vogël e më e copëtuar do të jetë Kosova. E që Kosova të mos copëtohet, “Zajednica” nuk duhet të ekzistojë. Të gjithë bashkë, kundër “Zajednicës”, për Kosovën thuhet në reagimin e VV në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.