VV viziton BIK-un
Gjilan – Një delegacion i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, i kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi, vizituan degën e Bashkësisë Islame, ku janë takuar me drejtuesin aktual të Këshillit të Bashkësisë Islame, imamin e njohur të qytetit Sulejman Osmanin.
Ismajl Kurteshi ka thënë me këtë rast se ka ardh sot për t’i përgëzuar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe bartësit e jetës fetare islame. “Muaji i Ramazanit është muaj ku afrohen njerëzit, ngritën shpirtërisht, solidarizohen me njëri-tjetrin dhe marrin energji të reja për të punuar për të mirat e përbashkëta, të popullit dhe të Kosovës. Prandaj, ne ju urojmë të gjithë besimtarëve myslimanë këtë muaj të shenjtë, duke shpresuar në forcimin e dashurisë, solidaritetit dhe mirësisë në mesin tonë” ka thënë Kurteshi.
Ndërsa kreu i Këshillit të Bashkësisë Islame, duke treguar për të mirat dhe bereqetet që vijnë nga ky muaj i shenjtë ka thënë se kemi shumë shembuj nga jeta e profetit dhe gjeneratave të tjera islame, të cilat na mësojnë të jemi përgjegjës për veprat tona dhe çdo gjë që drejtojmë të konsiderohet më shumë përgjegjësi sesa privilegj. Andaj, muaji i Ramazanit është muaj i përkujtimit dhe përmirësimit të punëve tona dhe rritjes së besimit, solidaritetit dhe dashurisë në mes nesh.”ka thënë Osmani./rajonipress/