Uji Dea

VV u jep mbështetje të plotë prodhuesve vendor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ismajl Kurteshi, kandidat i Lëvizjes VV në Gjilan, i shoqëruar nga një delegacion prej aktivistëve dhe aktivisteve, ka bërë një vizitë në fabrikën e “Konsonit”. “Konson” është kompania më e madhe në tregun kosovar për prodhimin e vezëve dhe kompania e parë në tregun kosovar të pasluftës që merret me prodhimin e mishit të zogut të freskët, siç thuhet edhe nga vetë drejtuesit e saj.

Gjatë kësaj vizite, ai është mirëpritur nga pronari i fabrikës dhe nga shumë punëtorë.

Kurteshi ka prezantuar programin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili program mbështet fuqishëm prodhimin vendor, stimulon dhe inkurajon prodhuesit vendorë dhe lehtëson të gjitha procedurat dhe masat administrative për prodhuesit vendorë.

GRANDEMALL

“Nuk ka zhvillim ekonomik pa prodhim. Me prodhim ka zhvillim dhe punësim. Dhe me këto dyjat, ka edhe mirëqenie sociale, edhe zhvillim të shoqërisë, edhe zhvillim të komunës e të shtetit” – ka thënë Kurteshi.

Pastaj fjalën e mori pronari, Agim Sahiti, i cili ka falënderuar Kurteshin dhe delegacionin e tij, duke treguar për sukseset dhe sfidat e kompanisë. “Ne e njohim Ismajl Kurteshin dhe pa dyshim ndihemi mirë me vizitën e tij. Po ashtu, koncepti i subjektit të tij për të përkrahur prodhimet vendore, është koncept favorizues për kompaninë tonë” – ka thënë Sahiti, duke treguar për vizitat e të gjitha subjekteve politike dhe shumë organizatave të tjera që i bëjnë kësaj kompanie.

Po ashtu, punëtorët kanë falënderuar për vizitën delegacionin e Lëvizjes VV dhe kanë bashkëbiseduar për punën që bëhet në “Konson” thuhet në njoftimin e VV në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.