RCCOLA

VV: Të hollat janë dhënë, Lladova dhe Nasala sërish pa ujë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të premten aktivistët e pikës së Lëvizjes Vetëvendosje! në fshatin Lladovë të Gjilanit organizuan një aksion simbolik për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth ujësjellësit jo funksional në fshatrat Lladovë dhe Nasalë. “Janë dhënë paret, ndërsa ujë nuk kemi. Madje, zyrtarët komunalë janë lavdëruar kinse ky projekt është përfunduar dhe ka ujë” ka thënë Naser Sherifi kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Lladovë.

Sipas Sherifit vetëm në projektin mbi ujësjellësin në Lladovë dhe Nasalë, janë investuar 70.000 euro (bazuar nga buletini zyrtar i komunës “Gjilan-Investimet kapitale 2008-2011”, ku në faqen 17, numri rendor 26, thuhet se në ndërtimin e 21000 metrave të rrjetit të ujësjellësit, në fshatin Lladovë dhe Nasalë janë investuar 70.000 euro), ndërsa ujë nuk ka”, tha Naser Sherifi, kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Lladovë.

Ai shtoi se organet kompetente duhet ta hetojnë këtë projekt, ngase shihet qartë se ka pas keqpërdorime.

Mobi Casa

Lladova dhe Nasala, përveç ujit, ballafaqohen edhe me shumë probleme tjera si mungesë të rrugëve, mungesë të kanalizimit, etj.

Komuna e Gjilanit duhet të jetë më e përgjegjshme sa i përket investimeve, duke i renditur prioritetet, ngase uji nuk është luks, por domosdoshmëri ka thënë Naser Sherifi./rajonipress/