Hidromorava

VV: Tash është e mundshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Lëvisjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar para gjilanasve pikat kryesore të Alternativës Qeverisëse të Vetëvendosje-s.

“Njerëzit që janë të pabarabartë, duhet t’i trajtojmë në mënyrë të pabarabartë. Nuk i kemi të gjithë të ardhurat e njëjta. Dikush ka trashëguar pasuri, e dikush ka trashëguar borxhe. Me politika sociale e tatim të përshkallëzuar do ta zbusim këtë pabarazi”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ka shpjeguar, se mallrat bazike do të lirohet prej tatimit. Ai ka vazhduar më tej, duke theksuar se këto tatime, do të sigurojnë arsim e shëndetësi më të fortë në Kosovë. Hapja e vendeve të reja të punës, ka qenë po ashtu temë qendrore e fjalës së Kurtit. “Nëpërmjet rimëkëmbjes së industrisë, do të hapim vende të reja të punës”, ka thënë ai.

Uji Dea

Kurse, Ismajl Kurteshi ka thënë se, nëse duam që Kosovën ta përparojmë ashtu siç po përparon Prishtina, atëherë na duhet përkrahja e të gjithëve.
“Tash, duhet të veprojmë dhe ta ndryshojmë këtë situatë për të cilën të gjithë jemi të pakënaqur. Në Lëvizje çdo ditë po bashkohen mjekë, punëtorë, mësues, nxënës e studentë, sepse çdo ditë po e kuptojnë se Vetëvendosje është alternativë për vendin”, ka thënë Kurteshi.

Hydajet Hyseni e nisi fjalimin e tij duke thënë: “Bashkë është e mundshme”. Këto zgjedhje, ai i ka quajtur si sprovë të rëndësishme për vendin. “Duhet të dëshmojmë se nuk i bëjmë zgjedhjet vetëm për të zgjedhur, por bëjmë zgjedhje për të ndryshuar qeverisjen dhe përfaqësimin e popullit në parlamentin e Republikës”, ka thënë Hyseni.
Duke përmendur arsyet se pse i është bashkuar kësaj lëvizje, ai ka thënë se këtu ka gjetur brumin e angazhimit atdhetar. “Më janë bërë disa oferta, por asnjë nuk më ka ofruar brumin e angazhimit kombëtar. Kam gjetur konsistencë në vlerat tona kombëtare dhe alternativa e Lëvizjes Vetëvendosje është alternativa më e shëndoshë e më e sinqertë”, ka shtuar ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.