VV: Specialja s’mund të themelohet nga OKB-ja
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka deklaruar se është e pamundshme që Gjykata Speciale të themelohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
“Kjo është vetëm lajthitja që përpiqen t’ia imponojnë Kuvendit të Kosovës që ta votojë këtë Gjykatë duke e shantazhuar me OKB-në. Ne besojmë se është e pamundshme që Gjykata të themelohet nga OKB-ja për Kosovën, sepse, për ta themeluar një gjykatë, duhet të njihet territori i Kosovës dhe kufijtë e tij. Në fakt OKB-ja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe rrjedhimisht nuk mund ta formojë një Gjykatë Speciale për Kosovën. Kjo do të mund të çonte në dy procese, ose ta njihte Kosovën si shtet që do të ishte një plus në këtë aspekt ose ta themelonte një Gjykatë për Serbinë”, ka deklaruar Dërguti për “Radio Kosovën”.


