ARKATANA

VV: Sokol Haliti dhe LDK duhet të distancohen nga deklarata e Sami Demelezit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Lëvizja VV Qendra në Viti, edhe një herë shprehë shqetësimin për deklaratat e pamatura të asambleistit të LDK-së në Viti, Sami Demelezi.

Demelezi, në vend që të kërkoj falje për deklarimet e tij, lidhur me protestat e 24 Janarit se ”egërsirat sillen egërsisht”, ai reagon ndaj medieve që kanë pasqyruar këto deklarata.

Reagimi i fundit i z. Demelezi, konfirmon se deklarimi i mëhershëm nuk ka qenë i rastësishëm dhe ai “prapë qëndron prapa asaj që ka (m) thënë” që do të thotë protestuesit, në krye të të cilëve me 24 janar qëndronin nënat e të pagjeturve i cilëson “egërsira” që “sillen egërsisht”.

ARKATANA

Kjo gjuhë dhe këto qëndrime janë të papranueshme dhe meqë z. Demelezi është edhe zyrtar i lartë i degës së LDK-së në Viti dhe ka qenë bartës i kësaj liste në zgjedhjet lokale 2013, kërkojmë nga Kryetari i Komunës, Sokol Haliti dhe dega e LDK-së në Viti të sqarojnë qëndrimin e tyre ndaj deklaratave të asamblistit të kësaj partie.

Në të kundërtën, Lëvizja VV dhe qytetarët e Vitisë kanë të drejtë të besojnë se deklarimet e Sami Demelezit nuk janë qëndrime individuale, por të degës së subjektit dhe lidershipit të saj, që fatkeqësisht në këtë mandat po udhëheqin me Komunën e Vitisë.

Lëvizja VV Qendra në Viti, ndjehet e zhgënjyer edhe me Kuvendin Komunal si tërësi dhe Kryetarin Haliti në veçanti, të cilët janë treguar të pandjeshëm dhe indiferent ndaj faktit që kolegu i tyre asamblist, ish i burgosuri politik, veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së z. Bislim Bislimaj vazhdon të mbahet në paraburgim, vetëm sepse ka shfrytëzuar protestën si mjet themelor të demokracisë, për të përmbushur disa nga kërkesat më legjitime të popullit të Kosovës thuhet në reagimin e Lëvizja VV, Qendra në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.