Uji Dea

VV: S’kemi pse t’i dënojmë deputetët, ata nuk votojnë Kryeministrin e PAN’it

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zyrtarët e Vetëvendosjes janë të bindur se asnjë deputet i tyre nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për Kryeministër. Në të njëjtën kohë, Shkodran Hoti thotë s’ka nevojë për ndëshkime e dënime për deputetët e Vetëvendosjes pasi të gjithë janë kundër Haradinajt Kryeministër.

Shkodran Hoti, zyrtar për informim nga kjo parti, u shpreh i bindur se këto janë vetëm spekulime. Sipas tij asnjë deputet i VV-së nuk voton kandidat tjetër për kryeministër, pos atij të VV-së.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, janë spekulime nga qasja e pushtetit por asgjë të vërtetë nuk ka këtu. Asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk e voton kandidatin e PAN-it për kryeministër”, tha Hoti.

Uji Dea

I pyetur se çka do ndodhë me ata deputet nëse votojnë pro kandidatit të PAN-it, a do të ndëshkohen nga partia, Hoti u shpreh i bindur se kjo nuk do të ndodhë, ndaj dhe nuk do të ketë nevojë për ndëshkime e as për përjashtime.

Hoti tha se këta deputetë janë zgjedhur duke përfaqësuar parimet e dhe konceptin e Vetëvendosjes, ndaj dhe nuk mund të votojnë kandidat tjetër për kryeministër përveç Albin Kurtit.

“Ka qenë e ditur prej fillimit kë do e votojnë deputetët e Vetëvendosjes, gjithçka që është thëne më tej është shpifje…deputetet e vetëvendosjes janë zgjedh duke e përfaqësuar konceptin e Vetëvendosjes, programin dhe normalisht se ata e votojnë kandidatin e vetëvendosjes… gjithçka tjetër është shpifje e disa mediave që duan te shkaktojnë huti tek qytetarët” shtoi Hoti për indeksonline.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.