UBT

VV: S’ka takim Kurti – Mustafa, LDK-ja është shumë e ngurtë për marrëveshje

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ka disa ditë që janë ngrirë takimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Derisa partia e Isa Mustafës po e fajëson VV’në që nuk e po e japin dritën e gjelbër sa i përket pozitës së presidentit të ardhshëm, Lëvizja Vetëvendosje thotë se është LDK’ja ajo që po mban pozicionime të ngurta, shkruan Gazeta Express

Që nga e shtuna nuk ka pasur takim në mes të Albin Kurtit e Isa Mustafës, e një i tillë nuk është paraparë që të mbahet as sot gjatë ditës.

Dy liderët në fakt, nuk janë sprapsur nga qëndrimet që kanë vënë në tavolinë të diskutimit, e këto janë edhe arsyet që po i lënë pa marrëveshje.

Është LDK’ja që po insiston në pozitën e presidentit që do të zëvendësojë Hashim Thaçin, derisa Vetëvendosje e ka bërë të qartë se nuk negocion me këtë pozitë.

Mustafa qëndrimin e tij e ka bërë publik gjatë së shtunës edhe për kryesinë e partisë, dje ndërkaq takoi kryetarët e degëve, ndërsa nesër është bërë e ditur se do ta takojë Këshillin e Përgjithshëm.

Këto qëndrime të LDK’së për pozitën e presidentit, e të cilat Mustafa po sigurohet që ti përcjellë në të gjitha strukturat e partisë, po shihen si të ngurta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga partia e Albin Kurtit, pas njoftimit se sot nuk do të ketë takim, apo ndonjë zhvillim të ri, thanë se janë shumë të interesuar për koalicion. Mirëpo, sipas tyre, është LDK’ja te e cila po hasin në pozicionime të ngurta.

“Strukturat e Lëvizjes na njoftuan se nuk ka takim as sot. Nuk ka asnjë zhvillim të ri. Lëvizja është shumë e interesuar për koalicion, por nga pala tjetër po hasim në pozicionime të ngurta”, kanë thënë nga LV’ja për Gazetën Express.

Dy liderët e partive, janë kujdesur që pavarësisht se nuk kanë mbajtur takime, të deklarohen për koalicionin nëpër paraqitje publike.

Ishte Mustafa, që dje pas takimit me kryetarët e degëve tha se bisedimet me Kurtin nuk janë të ngurta.

UBT

“Procesi i bisedimeve po vazhdon dhe nuk është i ngurrtë, çdo ulje në tavolinë është mundësi për të gjetur zgjidhje të përbashkëta, ato zgjidhje është e vështirë që të zgjidhen nëse i ngurtësojnë para opinionit, kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që ne mos të dalim të japim deklarata që mos ta shpërfaqim një situatë që e kemi brenda, sepse gjithmonë bisedimet e kanë mospajtime edhe pajtime”, thotë Mustafa, derisa shton se nuk kanë ngrirje të qëndrimeve e se çështja e presidentit është parimore.

Nga LDK po thonë gjithashtu se janë duke kërkuar një kandidat konsensual që ta propozojnë për president.

Partia e Kurtit, në anën tjetër në vazhdimësi shprehet e bindur se nuk do të pranojnë diskutimet për presidentin. Të njejtët kanë thënë se fillimisht duhet të formohet qeveria, pastaj puna e presidentit të vendoset kur t’i përfundojë mandati Hashim Thaçi.

Deri më tani, nga marrëveshja e arritur në mes të dy partive, është bërë edhe ndarja e posteve ministore.

LDK-ja kishte zgjedhur fillimisht MPB-në, pastaj Ministrinë e Arsimit, Bujqësisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Planifikimit Hapësinor.

VV-ja ndërkaq, zgjodhi Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Financave, Zhvillimit Ekonomik, Shëndetësisë dhe Drejtësisë.

Ministria e kthimit ndërkaq i takon komunitetit serb, e ajo e Kulturës, minoriteteve tjera.

Më shumë se dy muaj kanë kaluar që nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, që konfirmuan si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, të pasuar, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Dy partitë, ishin zotuar se pas 72 orëve do të nënshkruanin marrëveshjen për bashkëqeverisje, mirëpo, tash kur kanë kaluar 21 ditë që nga ajo deklaratë, VV e LDK’ja po dakordohen vetëm që të vazhdojnë takimet.

Nëse planifikojnë që të finalizojnë bashkëpunimin për koalicion, Kurti e Mustafa kanë edhe 10 ditë para seancës konstituive./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.