FITORJA

VV: Sjellja e LDK-së dhe AAK-së, hipokrite

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas “kërcënimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se do ta përkrahë mocionin për rrëzimin e qeverisë, të ngritur nga partia e Ramush Haradinajt, nëse partia e kryeministrit të Kosovës nuk do të votojë pro shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, menjëherë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i VV-së, Visar Ymeri tha për Telegrafin se, partia e tij është e gatshme që ta përkrahë çdo nismë të sinqertë të partive opozitare, për rrëzimin e Qeverisë ose shpërbërjen e parlamentit, por vetëm nëse kjo nismë sipas tij, do të buronte nga koordinimi në mes partive opozitare, dhe assesi nga koordinimi me Thaçin dhe Partinë Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike të Kosovës nuk janë të sinqerta me qytetarët.

Uji Dea

“LDK-ja, si partia më e madhe opozitare, po shkon e po koordinohet me PDK-në, konkretisht Isa Mustafa me Thaçin për datën e zgjedhjeve. Ndërsa, AAK dhe Ramush Haradinaj po kërkon mocion mosbesimi për qeverinë, derisa nënkryetari i këtij subjekti, Blerim Shala, është bashkëpunëtori më i ngushtë i Thaçit në bisedime me Serbinë. Këto nuk janë sjellje prej opozite, por sjellje hipokrite”, ka thënë Ymeri për Telegrafin.

Ai ka theksuar se VV-ja është për mbajtjen e zgjedhjeve sa më parë, madje ata konsiderojnë se Kosova është vonuar në këtë drejtim.

“Sikur të përfilleshin iniciativat tona, siç janë mocioni për mosbesim ndaj qeverisë, në dhjetor të vitit 2011 dhe iniciativa për formimin e bllokut opozitar në mars 2012, vendi do të shpëtonte nga shumë të këqija, në radhë të parë marrëveshja e dëmshme me Serbinë, Ligji për Amnisti, Privatizimi i KEDS-it etj. Por, ja që atëherë LDK dhe AAK vlerësuan se më mirë t’i bëhen krah Qeverisë së Hashim Thaçit sesa interesit të vendit dhe qytetarëve të tij”, ka deklaruar Ymeri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.