GRANDEMALL

VV! shpalos programin në Velekincë dhe Uglar

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VV! po prezanton programin qeverisës lokal si në lagjet e qytetit, si në fshatra. Në vazhdën e këtij aktiviteti, është prezantuar programi në Velekincë, që njihet si paralagje e qytetit dhe në fshatin Uglar.

Armend Rexhepi dhe Nexhat Neziri si nikoqirë të takimit, kanë përshëndetur pjesëmarrësit dhe kanë njoftuar lidhur me natyrën e këtij takimi.

Neziri që është edhe kandidat për këshilltar komunal me vendbanim në Velekincë, ka thënë se do të jetë një asambleist që rrinë vazhdimisht në kontakt me qytetarët. “Nuk do të bëjmë shkëputje vetëm pse nuk ka fushatë zgjedhore. Do të jemi pranë jush, nëse na jepni besimin tuaj që të jemi asambleist në Kuvendin Komunal. Ju siguroj se nuk mbetem zë i heshtjes, por zë aktiv dhe zë i arsyeshëm” – ka thënë kandidati Neziri.

Ismajl Kurteshi ka prezantuar programin qeverisës lokal në vija të përgjithshme dhe më pas ka folur pse programi ynë është i zbatueshëm. “Ne do ta zbatojmë këtë program, sepse është më real dhe që është bërë pasi kemi identifikuar problemet. E dimë që nuk mund t’i kalojmë premtimet e pushtetit aktual me miliona euro dhe që nuk i realizojnë ata, por më mirë një program që mbështetet në mundësi, sesa në manipulime” – ka thënë Kurteshi.

Uji Dea

Liburn Aliu, deputet nga radhët e Lëvizjes VV! në parlamentin e Republikës së Kosovës, ka treguar se si situata politike në Kosovë është gjithnjë më e rëndë dhe se si ndjehet nevoja për ndryshime të mëdha. “Ndryshimet vijnë nga këtu, nga baza. Duhet të punojmë të gjithë për ta larguar këtë qeveri dhe qeverisje lokale, sepse krejt mënyra e udhëheqjes dhe përmbajtja e saj, janë në rrugë të gabuar. Kanë manipuluar me shumë kategori shoqërore, siç janë veteranët e UÇK-së, por akoma çështja e tyre po zvarritet dhe nuk ka zgjidhje të dinjitetshme” – është shprehur deputeti Aliu.

Pas Velekincës, kryetari Kurteshi ka vazhduar shpalimin e programit qeverisës lokal në fshatin Uglar. Pika e parë e shpjegimit, ishte vizioni zhvillimor në fushën e bujqësisë dhe përkrahjen e madhe që do ta kenë bujqit nën qeverisjen e VV!-s. “Ne duhet t’i rikthehemi vetes sonë, kulturave tona bujqësore dhe ta ndihmojnë bujkun. Jo vetëm ta ndihmojmë atë në kushtet e punës dhe stimulimin e tij, por ta mbështesim prodhimin vendor. Kapërcimi i madh i mënyrës së qeverisjes po vjen dhe vetëm duhet të përgatitemi dhe të punojmë që fitorja të jetësohet edhe zyrtarisht. Pasi fitojmë, tani na presin punë edhe më të mëdha” – ka thënë Kurteshi.

Musli Shabani, kandidat për këshilltar komunal nga Uglari, u ka treguar bashkëfshatarëve të tij se pse duhet të përkrahet Lëvizja VV! “Përkrahne ndryshimin e komunës së Gjilanit, duke i dhënë besimin njeriut që është dëshmuar për periudhë të gjatë se është e pamundshme të korruptohet. Të korruptuar, ka sa të duash, por komunës i duhet dikush që nuk e prek asnjë cent nga buxheti publik për interesa personale, siç është kandidati ynë Ismajl Kurteshi. Po ashtu, Lëvizja VV! duhet të përkrahet, nëse duam që të ndalet keqqeverisja në secilën fushë dhe ndryshimi vjen vetëm prej saj” – ka theksuar Shabani.

Shumica e banorëve të Velekincës dhe të Uglarit, janë shprehur thellësisht të zhgënjyer dhe kanë thënë se jo vetëm që janë të gatshëm për ndryshime, por ato ndryshime janë edhe më se të domosdoshme. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.