Mobi Casa

VV: Rrymën e ndalën, por vullnetin e qytetarëve nuk munden

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ismajl Kurteshi pasi prezantoi pikat e shkurta të programit qeverisës lokal, u ka premtuar pjesëmarrësve se do të ketë trajtim të barabartë të të gjithëve pa dallim dhe ka treguar për dëmet që janë shkaktuar nga kjo qeverisje lokale në Gjilan.

Pushteti i frikësuar nga vullneti për ndryshime të mëdha të 3 nëntorit, në orën 17:00 të mbrëmjes, teksa po fillonte tubimi elektoral në shkollën e fshatit të Zhegrës, kishte ndalur rrymën elektrike, të ndikuar nga politika. Argumenti më i fuqishëm për një besim të tillë, rrjedhte edhe nga fakti se si zakonisht reduktimet shkojnë nga një orë të plota, ndërsa rryma u ndalë në kohën e fillimit të tubimit dhe erdhi në orën 18:20.

Argumenti tjetër, ishte ndalja e rrymës edhe për tubimin elektoral të një subjekti tjetër rival të PDK-së, në një orë tjetër të mbrëmjes, ditë më parë. E gjithë kjo ndalje e rrymës ishte e orkestruar për të paraqitur pengesa serioze në mbarëvajtjen e tubimit të madh në Zhegër, ku kanë qenë të pranishëm brenda sallës me qindra qytetarë. Po ashtu, drejtori i shkollës ndonëse njëherë kishte pranuar se do të jetë agregati në dispozicion, u ka thënë organizatorëve se nuk funksionon agregati ngase nuk lidhet me sallën e mbajtjes së tubimit, ndonëse e vërteta ishte krejt ndryshe. Ndonëse të mllefosur me këtë ndikim të politikës së pushtetit në cenimin e organizimit demokratik, tubimi është mbajtur edhe në këto kushte.

Ismajl Kurteshi, kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit, që në fillim të fjalës së tij, ka emocionuar pjesëmarrësit, gjersa ka thënë: “Ata na ndalën rrymën dhe ju jeni edhe vetë dëshmitarë. Në kohën e fillimit të tubimit, koha kur dihet nga të gjithë se fillon tubimi pasi i paralajmërojmë ato shumë më herët, pushteti aktual nga paniku i humbjes, po bënë marrëzira. Ata mund ta ndalin rrymën, por nuk munden kurrë që ta ndalin vullnetin e qytetarëve për ndryshime të mëdha dhe për të fituar VV! me 3 nëntor.”

Kurteshi pasi prezantoi pikat e shkurta të programit qeverisës lokal, u ka premtuar pjesëmarrësve se do të ketë trajtim të barabartë të të gjithëve pa dallim dhe ka treguar për dëmet që janë shkaktuar nga kjo qeverisje lokale në Gjilan.

Ai u ka dhënë një premtim të sigurt të gjithë pjesëmarrësve: “Me qeverisjen tonë lokale, nuk do të blejmë dru deri në 47 euro për 1 metër dru. Ne do të punojmë me çmimin e zakonshëm të tregut. Asgjë nuk do të blejmë më shtrenjtë për komunën, ashtu siç duam edhe ne për veten tonë” – ka shtuar Kurteshi.

Mobi Casa

Xhelal Hajrullahu, kandidat për asamblenë komunale dhe me vendbanim nga fshati Zhegër, ka përmendur shumë të këqija që i ka sjellur vendit, kjo qeverisje lokale. “S’ka ndershmëri në qeverisje. Fshati jonë dhe krejt komuna ballafaqohet me shumë probleme dhe sfida. Parafytyroni vetëm në Zhegër, 1500 banorë janë të papunë. Nuk është investuar në fshatin tonë dhe ne do t’i kthejmë investimet. Zhegra është fshati më i madh, por ka mbetur pa kanalizim, pa asfaltim, pa trotuare, pa ndriçim publik, pa çerdhe, pa hapësira sportive, pa subvencione në bujqësi e blegtori. Kjo qeverisje po donë të kthehet në totalitarizëm duke dashur të vazhdojë mandate për një kryetar si Qemajl Mustafa, ndonëse ky është dënuar nga gjykata dhe ka qeverisur shumë keq” – ka thënë asambleisti i ardhshëm, Hajrullahu.

Besa Baftiu, kandidate për asamblenë komunale dhe po ashtu më origjinë nga ky fshat, ka folur për sistemin shëndetësor, si prioritet i programit qeverisës lokal. “Para luftës, serbët investonin sidomos në lagje afër fqinjëve serbë, duke bërë diskriminime politike dhe etnike. Ndërsa tash pas luftës, PDK-ja, po investon sidomos në lagje afër militantëve të pushtetit e të PDK-së. Nëse e para quhet diskriminim etnik, tash mund të flasim për një diskriminim tjetër, diskriminim partiak. Shihni edhe investimet në shëndetësi, kanë mbetur shumë shtëpi të shëndetit pa barna dhe mjete esenciale. Për ne, prioritare është furnizimi me barna, disiplina në punë, përgjegjësia dhe serioziteti i respektimit të orarit” – ka thënë kandidatja e ardhshme, Baftiu.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes VV!, ka bërë që masa të mos e ndalojë së duartrokituri, nga fjalimi i tij që përmbajti drejtësinë dhe barazinë sociale.

“Më ka ra në krejt Kosovën të bëjë shumë kilometra rrugë. Asnjëherë nuk po shoh teksa patrullat e policisë ndalin një xhip të zi e të shtrenjtë, por vetëm ndalin një Golf 2 të lodhur për ndonjë rryp të sigurisë apo trekëndëshin. A e dini pse ndodh kjo? Sepse brenda veturës është gjetur Ngadhënjim e Guxim Grabovci, djemtë e Adem e Grabovcit. Ne do të bëjmë që kriminelët t’i frikësohen policisë, e jo policia kriminelëve” – ka thënë Kurti.

Kurti ka folur për virtytet e Kurteshit dhe ka uruar që në këtë kohë, për postin e ardhshëm të kryetarit të komunës së Gjilanit. Ai ka thënë se Kurteshi është njeri i drejtë, i vendosur, i pa korruptuar, ndonëse ka pasur poste publik. Më pas, Kurti ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të bazuar në prodhim dhe po ashtu për rëndësinë e industrisë përpunuese ushqimore thuhet në njoftimin e VV qendra në Gjilan./rajonipress/