Hidromorava

VV: Pranojmë veç një takim Thaçi-Kurti

/ 1 minutë lexim

Vetëvendosje i është përgjigjur kërkesës së zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, i cili i ka ftuar publikisht përfaqësuesit e VV-së në takim për të qartësuar dialogun.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vetëvendosje pranon të ketë një takim mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me kryeministrin Hashim Thaçi, mirëpo vetëm nëse kjo do të bëhej në një emision në njërin prej televizionet nacionale në Kosovë.

Uji Dea

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i ka ftuar mbrëmë publikisht përfaqësuesit e VV-së në takim për të qartësuar dialogun.
“Unë ju bëjë thirrje atyre që të takohemi, ne jemi në gjendje kur të duan, vendin dhe kohën le ta caktojnë ata, ne do shkojmë. Le ta përzgjedhin kë të duan për të biseduar me ne”, ka thënë ai.

Ky dialog sipas Kuçit, duhet të përfundoj më një traktat paqeje./Indeksonline/