Hidromorava

VV: Politika dhe bixhozi, ushqejnë njëra-tjetrën

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Bixhozi po shndërrohet në një epidemi në shoqërinë tonë. Mungesa e transparencës për qarkullimin dhe fitimet e kompanive të lojërave të fatit nga ana e Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), dhe shkeljet sistematike të ligjit, ngre dyshime se ekziston një ndërlidhje mes bixhozit dhe politikës dhe se bixhozi dhe politika po e ushqejnë njëra tjetrën.

Kështu pohuan përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media, ku diskutuan mbi përhapjen e kazinove, bastoreve sportive dhe lojërave tjera të fatit, nëpër vendbanimet e Kosovës dhe mosrespektimin e ligjit në licencimin e tyre.

Ylli Hoxha, përfaqësues i Komitetit Antikorrupsion në Lëvizjen Vetëvendosje, tha se janë identifikuar me qindra ndërmarrje të lojërave të fatit, që operojnë ilegalisht në Kosovë dhe se kjo situatë nuk po i shqetëson institucionet tatimore dhe as Qeverinë e vendit.

Sipas tij, mbetet shokues fakti që ATK-ja, po shkel nenet e ligjit për lojërat e fatit, duke i licencuar këto kompani.
Hoxha tha se shumica dërmuese e lojërave të fatit, janë të koncentruara pranë objekteve shkollore, pasi që kjo është bërë me strategji biznesi për këta afarist, që i shohin fëmijët, nxënësit dhe shtresat e ndjeshme sociale, si klientët më të mirë të tyre.

Përkundër faktit që këto kompani operojnë në kundërshtim me ligjin, Hoxha tha se Qeveria e Kosovës i ka licencuar dhe ka krijuar kushte që bixhozi të përhapet si epidemi, e cila më së shumti i prek nxënësit dhe shtresat e ndjeshme sociale.

Uji Dea

ATK, sipas tij është tërësisht mos transparente, pasi që përkundër pyetjeve të drejtuara, nuk ka treguar gatishmëri të jetë transparente për qarkullimin dhe fitimin e këtyre ndërmarrjeve dhe se ATK, ka lëshuar licenca kundër ligjit.

Mungesa e transparencës financiare e ATK-sëdhe shkeljet sistematike të ligjit, sipas tij ngre dyshime se ekziston një ndërlidhje mes bixhozit dhe politikës.Hoxha po ashtu tha se tha favorizimi i ndërmarrjeve të bixhozit nga politika,po bëhet në këmbim të financimit të partive politike dhe strukturave të tyre ilegale.

“Ekziston një favorizim i institucioneve të Kosovës, për ndërmarrjet në fjalë. Politika e favorizon operimin e jashtëligjshëm të kazinove, bastoreve dhe lojërave tjera të fatit. Përderisa i njëjti institucion është rigoroz në çdo aspekt në marrëdhënie me biznesin, është tejet rigoroz dhe dënon bizneset e vogla dhe të mesme pa mëshirë, lë hapësirë të kundërligjshme, për operimin e lojërave të fatit të cilat i ka drejtpërdrejtë në përgjegjësi. Ky relacion së paku do të duhej të ngriste dyshimin tonë për ndërlidhjen e atyre që menaxhojnë këto institucioneve dhe këtyre ndërmarrjeve. ….Për ne dyshimi është i qartë. Ne konsiderojmë se ekziston një ndërlidhje mes politikës dhe bixhozit. Politika dhe bixhozi e ushqejnë njëra tjetrën në Kosovë, për të operuar dhe për t’i mbajtur nën kontrollehapësirën publike”, tha ai.
Edhe Lliburn Aliu, tha se bixhozi në vend, po shndërrohet në një epidemi të shoqërisë sonëm, transmeton Kosovapress.

“VV konsideron se me këtë shkallë të depërtimeve në vendbanime, bixhozi po shndërrohet në epidemi të shoqërisë sonë. Kjo përhapje epidemike e lojërave të fatit në ambiente të banuara, përveç që është e dëmshme është dhe e kundërligjshme. Nëse situata është e tillë Lëvizja VV do të marrë të gjitha masat që ka në dispozicion për ndryshimin e saj. Do të fillojë me thirrje në përgjegjësi të gjithë bartësve institucional, përfshirë në këto marrëdhënie të kundërligjshme dhe nuk do të ndalemi deri në transformimin e plotë të gjendjes”, tha ai.

Ndryshe, VV kërkon aplikimin e ligjit për Lojërat e fatit dhe këmbëngul që të bëhen transparente të dhënat financiare mbi qarkullimin dhe fitimin e tyre. VV nuk do të ndalet me kaq. Ata paralajmërojnë se gjatë javës do të organizojnë deklarime dhe pyetje në Kuvendin e Kosovës, drejtuar Qeverisë, për të bërë presion dhe për t’i shtyrë institucionet në sanimin e gjendjes, duke respektuar në tërësi ligjin e lojërave të fatit.