RCCOLA

VV nuk do të lejojë vjedhjen e votave

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 3 nëntorit varet nga urdhrat që liderët u japin komisionarëve. Kështu vlerëson shoqëria civile, e cila ende ka frikë se edhe ky proces zgjedhor mund të përballet me keqpërdorime e manipulime. Por, nga VV vinë mesazhe vendosmërie se nuk do të lejojnë vjedhje të votave.

Në ndërkohë, i bëhen thirrje KQZ-së që në zgjedhjet e 3 nëntorit t’i ndjekë praktikat e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Ferizaj e në Kaçanik, raporton Kohavisioni.

Por, këtë herë “Vetëvendosje” thotë me këmbëngulje se nuk do të lejojë që vota e lirë e qytetarit të keqpërdoret e të vidhet.

Hidromorava

Shpend Ahmeti, i VV-së, deklaroi se tashmë i kanë mësuar të gjitha mënyrat e keqpërdorimit të votës dhe do të bëjnë të pamundurën që ta mbrojnë atë.

Sikurse në “Vetëvendosje”, edhe në AAK theksojnë se nuk do ta pranonin një rezultat mbi bazën e votave të vjedhura dhe keqpërdorimeve.

Megjithatë, Donika Kadaj-Bujupi beson se mesazhi që dërgojnë liderët do të ndikojë shumë edhe në mbarëvajtjen e gjithë procesit. /Telegrafi/