Eko Higjiena

VV nga Brukseli kërkon zgjedhje në Kosovë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje kanë përfunduar vizitën në Bruksel, ku europarlamentares raportuese për Kosovën, Tanja Fajon ia kanë treguar edhe një herë pesë hapat e propozuara nga Visar Ymeri për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit, si dhe kanë diskutuar për zgjedhjet në Kosovë si e vetmja zgjidhje për krizën ekonomiko-politike nëpër të cilën po kalon vendi.

Sipas një komunikate të VV-së, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Albin Kurti dhe Gurjeta Zeka, e ka kryer me sukses vizitën në Bruksel gjatë punimeve të Konferencës së Social Demokratëve të Aleancës Progresive Evropiane.

Vetëvendosje thotë se nga partitë e ndryshme evropiane që morën pjesë në këtë konferencë, delegacioni është takuar me zyrtarë të lartë të Partisë Social Demokrate Gjermane, Partisë Laburiste Britanike, Partisë Social Demokrate Suedeze, Partisë Laburiste Norvegjeze, etj.

“Më tej takime janë zhvilluar edhe më përfaqësues të lartë të Partisë Eurosocialiste si Giacomo Fillibeck dhe Maria Freitas, dhe me kryetarin e Unionit Ndërkombëtar të Rinisë Socialiste, Hoëard Lee. Në të gjitha këto takime Lëvizja VETËVENDOSJE! ka synuar forcimin e marrëdhënieve bilaterale me partitë e qendrës së majtë evropiane dhe anëtarësimin e plotë në grupacionet ndërkombëtare partiake të formuara prej tyre, dhe ka gjetur një interes reciprok në këtë drejtim. Gjatë kësaj vizite u organizua edhe një takim i përbashkët me Zv. Presidenten e Parlamentit Evropian, Znj. Ulrike Lunacek, dhe me Europarlamentaren raportuese për Kosovën, Tanja Fajon. Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës si dhe lidhur me zhvillimet e fundit politike. Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka treguar edhe një herë pesë hapat e propozuara nga Visar Ymeri për zgjidhjen e çësh tjes së demarkacionit si dhe ka diskutuar për zgjedhjet në Kosovë si e vetmja zgjidhje për krizën ekonomiko-politike nëpër të cilën po kalon vendi.

Mobi Casa

Delgacioni ka vazhduar gjithashtu takimet me përafrues të lartë të qeverisë së Belgjikës (Valoni), si Ministri i Buxhetit André Flahaut.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me rastin e kësaj vizite shfrytëzoi mundësinë për t’u takuar me kryetarin e Komunës së Namurit (Kryeqyteti e Valonisë), Maxime Prevot.

Komuna e Prishtinës dhe ajo e Namurit kanë nënshkruar më herët një bashkëpunim për binjakëzim dhe, pas shkëmbimeve të para kulturore, së shpejti do të zhvillojnë edhe projektin e parë të restaurimit të trashëgimisë kulturore në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.