ARKATANA

VV në Viti : Ta ndalim “Zajednicën”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Nënshkrimi dhe pranimi për themelimin e “Zajednicës” paraqet përpjekjen më serioze për rikthimin dhe legjitimimin e interesave të Serbisë në Kosovë. Me këtë nënshkrim, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, janë vënë në funksion të plotë të qëllime të Serbisë brenda Kosovës. Pranimi për themelimin e saj është shkelja dhe përçmimi më brutal i përpjekjeve të gjata, duke përfshirë edhe luftën e fundit të kombit për liri dhe bashkim. Pavarësisht përpjekjeve për të relativizuar problemin, nuk mund të fshihet fakti se themelimi “Zajednicës” është krijim i entitetit politiko-territorial dhe etnik serb që përfundimisht do të pamundësojë funksionalizimin e shtetit të Kosovës thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje qendra në Viti.

Me procesin e decentralizimit dhe themelimin e Komunës së Kllokotit, qytetarët e Vitisë e dinë mirë cila është kostoja e këtyre proceseve. 10 vite më parë, Vitisë iu nda pjesa më vitale e saj. Humbi rreth 25 km2 të territorit, në të cilat gjendet resurset më të rëndësishme ekonomike. Ujërat termal, Banja e Kllokotit (Banja e vjetër dhe Nëna Naile, të njohura për vetitë shëruese), fabrikat për prodhim të ujit dhe një numër i kompanive të fuqishme, mbetën nën menaxhimin e Komunës së re, e cila tashmë udhëhiqet nga Lista Serbe, krijesë dhe përfaqësuese kjo e drejtpërdrejtë e Beogradit. Të gjitha këto u dhanë një komune, që në regjistrimin e fundit rezulton të ketë jo më shumë se 2500 banorë.

ARKATANA

Qytetarët e Vitisë askush nuk i pyeti për interesat e tyre. Sikur kjo të mos mjaftoj, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, me marrëveshjen e fundit pranuan që “Zajednica” të ketë të drejtë të shtrihet edhe në këtë anë, dhe të menaxhojë me këto pasuri tonat.

Lëvizja VV Qendra në Viti, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Vitisë, pa dallime partiake, që të bashkohen përpjekjeve për ndalimin e “Zajednicës”. Ndalimi i “Zajednicës” është obligim i përbashkët qytetar dhe kombëtar dhe është akt për mbrojtje të lirisë dhe ndalim të rikthimit të Serbisë në Kosovë. Populli i Kosovës nuk do të lejojë që për interesa të ditës të disa politikanëve të shantazhuar, të dëmtohet interesi shtetëror dhe kombëtar.“Zajednica” nuk kalon përfundon reagimi i Lëvizjes VV Qendra në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.