Eko Higjiena

VV në Viti nuk përkrah asnjërin kandidat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lëvizja VV! në Viti pret rezultatet finale, para se të vendos për ndërmarrjen e hapave të mëtutjeshëm politik. Lëvizja VV!, Qendra në Viti, njofton aktivistët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët e Vitisë se informatat që po qarkullojnë ditëve të fundit për rreshtimin e Lëvizjes VV! në mbështetje të palëve që pretendojnë të jenë konkurruese në raundin e dytë për kryetar të komunës së Vitisë janë të pavërteta.

Për Lëvizjen VV!, procesi zgjedhor përfundon pas publikimit dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 3 Nëntorit, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Lëvizja VV! ka identifikuar një numër të madh të parregullsive në procesin e votimit me 3 Nëntor dhe është në dijeni të faktit se në PZAP janë deponuar tashmë shumë padi që kërkojnë rinumërim të kutive të votimeve për shkak të dyshimeve për devijim të rezultateve. Nëse konstatohen parregullsitë e identifikuara, ka shumë mundësi që rezultati final të ndryshoj nga rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ.

Eco Higjiena

Prandaj kërkojmë nga subjektet politike që të jenë të kujdesshme deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. VV! siguron të gjithë qytetarët e Vitisë se çdo vendim eventual lidhur me koalicionet e mundshme, nuk do të jetë individual, por do të merret në konsultim me qytetarët, nga organet e përcaktuara me Statut, Këshilli i Qendrës në Viti dhe nga Këshilli i Përgjithshëm në nivelin qendror.

Lëvizja VV! është duke pritur rezultatet finale nga KQZ dhe pastaj do të filloj një proces të vlerësimit të procesit zgjedhor në përgjithësi, ku ndër të tjera do të vendos për hapat që do të ndërmerr në të ardhmen, duke përfshirë edhe vlerësimin e ofertave për koalicion.

Çfarëdo vendimi që do të marrë Lëvizja VV! do të jetë publik, prandaj kërkon nga qytetarët të mos bien pre e manipulimeve për efekte elektorale thuhet në njoftimin e Lëvizjes së VV qendra në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.