UBT

VV në Tërpezë: Do të sjellim ndryshimin e vërtetë për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Salih Salihu u tregoi të pranishmëve edhe rëndësinë e pjesëmarrjes në votime me datë 3 nëntor, dhe ftoi banorët e këtij fshati të dalin masivisht në votime dhe të përkrahin Lëvizjen VV! e cila do të sjell ndryshimin e vërtetë për banorët e Vitisë.

Përfaqësues të Lëvizjes VV mbajtën një takim me banor të fshatit Tërpezë të komunës së Vitisë.

Salih Salihu, kandidat për kryetar të komunës së Vitisë prezantoi listën e asambleistëve, grupin e ekspertëve si dhe alternativën qeverisëse lokale të Lëvizjes VV për Vitinë.

Fundamenti

Salihu tregoi problemet e shumta me të cilat përballen banorët e komunës së Vitisë, dhe mënyrën e zgjedhjeve të tyre me anë të alternativës qeverisëse lokale të Lëvizjes VV!

Përveç tjerash Salihu u tregoi të pranishmëve edhe rëndësinë e pjesëmarrjes në votime me datë 3 nëntor, dhe ftoi banorët e këtij fshati të dalin masivisht në votime dhe të përkrahin Lëvizjen VV! e cila do të sjell ndryshimin e vërtetë për banorët e Vitisë./rajonipress/