Fundamenti

VV: Ne nuk premtojmë pozita në shkëmbim të votës

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Përfaqësues të Lëvizjes VV! mbajtën një takim në shtëpinë e Ibish Ibishit në fshatin Smirë të komunës së Vitisë. Salih Salihu tha që pa rend dhe ligj nuk ka shtet, pa ndëshkim të së keqes nuk mund të ketë shpresë për një të ardhme më të mirë.

Ibishi e hapi takimin, me ç’rast falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje, duke falënderuar veçanërisht Salih Salihun kandidat për kryetar të komunës së Vitisë, dhe Rexhep Selimin deputet nga radhët e Lëvizjes VV! për prezencën e tyre në këtë takim.

Më pas e mori fjalën Salihu, i cili diskutoi rreth shumë problemeve me të cilat ballafaqohen banorë të komunës së Vitisë. Deri sa fliste për ligjshmërinë, Salihu tha që pa rend dhe ligj nuk ka shtet, pa ndëshkim të së keqes nuk mund të ketë shpresë për një të ardhme më të mirë.

Mes tjerash Salihu gjithashtu foli rreth mënyrës së fushatës të Lëvizjes VV! tani para zgjedhjeve.

Hidromorava

Salihu tha që fushata të cilën e bën Lëvizje VV! është vetëdijesim për qytetarin, ngase ne nuk premtojmë që do të bëjmë mrekullina, ku dihet që mrekullia nuk mund të bëhen në këto kushte, ne as nuk u premtojmë pozita njerëzve në shkëmbim të votës, e gjitha çfarë ne bëjmë është t`i vetëdijësojmë qytetarët, që të mos e shesin votën e tyre, që mos të bien pre e premtimeve boshe të atyre subjekteve politike të cilat i gënjyen e i mashtruan deri më tani.

Më pas fjalën e mori Rexhep Selimi, i cili u tha të pranishmëve që Vitia dhe Vitiasit duhet të jenë krenar me kandidatin për kryetar të komunës që kanë. Njëherit Selimi tha që Salih Salihu është prej kandidatëve më të mirë në Kosovë që kandidon për kryetar komune, dhe mos – zgjedhja e tij si kryetar nga banorët e Vitisë, do të ishte një dëm i madh që banorët e Vitisë do t`i bënin vetes.

Në fund të takimit Selimi u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që të dalin të votojnë dhe të marrin të paktën edhe 8 persona me vete, ngase vota është obligim i secilit prej nesh, dhe se secili prej nesh duhet të ndikojë te familjarët e tyre që të qesin sa më shumë njerëz të votojnë, dhe vetëm kështu mund të ndryshojmë gjendjen tonë tha Selimi thuhet në njoftimin e qendrës së VV në Viti./rajonipress/