UBT

VV në mënyrë simbolike e “djeg” marrëveshjen Thaçi – Daqiq

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me një aksion simbolik VV në Gjilan e ka djegur marrëveshjen mes Thaçit e Daqiqit. Çdo marrëveshje që është në dëm të popullit të Kosovës dhe të qytetarëve të sajë është e papranueshme dhe do të digjet njëjtë sikur sonte me këtë aksion simbolik tha Ismajl Kurteshi.

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan në orët e vona në Gjilan në mënyrë simbolike ka ndërmarrë një aksion para drejtorisë për buxhet dhe financa ku ka djegur në mënyrë simbolike marrëveshjen Thaçi – Daqiq raporton rajonipress.

Ismajl Kurteshi kryetar i VV tha se me këtë aksion dëshirojmë të tregojmë edhe njëherë se çdo marrëveshje që është në dëm të interesave të popullit të Kosovës dhe qytetarëve të saj do të digjet në këtë mënyrë. “Për ne këto marrëveshje kanë vlerë sa kjo leckë që po digjet tani” u shpreh Kurteshi.

Uji Dea

Kurteshi tha se marrëveshjet e tilla që nuk i sjellin dobi Kosovës do të kundërshtohen gjithmonë dhe fuqishëm nga ana e VV.

Pjesëmarrësit e pranishëm dhe kryesisht aktivist të VV kanë brohoritur tërë kohën “Me hajna nuk ka shtet”, “Nuk e njohim marrëveshjen Thaçi- Daqiq”, “Hajnat në burg” etj.

Ky aksion është përcjellur edhe nga policia në distancë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: