GRANDEMALL

VV: Në Dardanë komuna do të jetë e qytetarëve, e jo e pushtetarëve

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VV! në Dardanë prezantoi kandidatët që do të garojnë për Kuvendin Komunal të kësaj komune. Ardian Selishta, kandidat për Kryetar të Komunës, foli për keqqeverisjen e deri tashme në Komunën e Dardanës, duke thënë se me qeverisjen e VV-s, Dardana do të jetë komunë e qytetarëve, e jo e pushtetarëve.

“Tani komuna jonë është një nga komunat më të varfra në Kosovë, si rezultat i keqqeverisjes dhe korrupsionit. Korrupsioni përfshinë gati të gjitha sferat e jetës dhe në këtë mënyrë pengon zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, tha mes tjerash Selishta. Ai në fund prezantoi me radhë kandidatët për Kuvendin Komunal.

Brikenë Ramabaja, kandidate për Kuvendin Komunal, tha se VV! angazhohet të krijojë hapësira të nevojshme për angazhimin e barabartë të gruas në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të vendit. “Në listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Dardanës, e kemi tejkaluar kuotën formale gjinore. 40% e listës, janë gra që do të garojnë në zgjedhjet e tre nëntorit në Dardanë”, tha Ramabaja.

Fundamenti

Arsim Thaçi, kandidat për Kuvendin Komunal, foli për degradimin e arsimit dhe shëndetësisë në këtë komunë. “Cilësia në mësimnxënie dhe mësimdhënie, është jashtëzakonisht e ulët. Drejtoria Komunale e Arsimit i mbylli sytë para kopjimit masiv që ndodhi në testin e maturës dhe në testin e arritshmërisë. Sa i përket Qendrës së Mjekësisë Familjare, ajo as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e banorëve, ngase kushtet në të janë të mjerueshme, dhe nuk i përngjan fare institucionit në të cilin thirret”, tha Thaçi.

Glauk Konjufca, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, tha se ashtu siç është qeverisur Kosova në nivel qendror, ashtu janë qeverisur edhe komunat në Kosovë. “Komunat që Qeverisen nga LDK dhe AAK, nuk dallojnë nga komunat që udhëhiqen nga PDK. Për ndryshimin e madh që ka nevojë Kosova dhe shoqëria jonë, ne kemi nevojë ta ndryshojmë këtë qeverisje, duke filluar nga niveli lokal, e deri tek Kryeministria. Populli po e ndjenë dita ditës se i vetmi subjekt politik që e ka guximin dhe vullnetin për t’i dalë në ballë luftës kundër kësaj të keqe që e ka pllakosur vendin tonë, është Lëvizja VV!”, theksoi Konjufca, duke shtuar se të gjitha subjektet që kanë qeverisur në Kosovë deri sot, qoftë në nivelin qendror qoftë në atë lokal, janë dëshmuar se janë të njëjta, duke e keqqeverisur./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.