VV: Në Dardanë do të mbrohet vota

Gjilan – Ardian Selishta, kandidat për kryetar të komunës së Dardanës, theksoi që kjo pjesëmarrje kaq masive dëshmon që gjithë qytetarët e në veçanti të rinjtë janë lodhur me qeverisjen aktuale komunale. Ne kemi alternativën qeverisëse për gjithë Kosovën, dhe siç po shihet nga sonte, kemi edhe gatishmërinë që të punojmë në të mirë të vendit, duke ndryshuar komunën, duke ndryshuar shtetin tha Selishta.
Lëvizja VV! në Dardanë ka organizuar tubim mobilizues me komisionarët në kuadër të fushatës “Ne do ta mbrojmë votën”.
Tubimin e hapi kryetari i qendrës së Lëvizjes VV! në Dardanë, duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje dhe për gatishmërinë për të marrë pjesë në aktivitet e Lëvizjes.
Ardian Selishta, kandidat për kryetar të komunës së Dardanës, theksoi që kjo pjesëmarrje kaq masive dëshmon që gjithë qytetarët e në veçanti të rinjtë janë lodhur me qeverisjen aktuale komunale. “Ne kemi alternativën qeverisëse për gjithë Kosovën, dhe siç po shihet nga sonte, kemi edhe gatishmërinë që të punojmë në të mirë të vendit, duke ndryshuar komunën, duke ndryshuar shtetin” tha Selishta.
Aktivist Valdrin Ahmeti tha se është e domosdoshme që secili komisionar i Lëvizjes atë ditë të jetë vigjilent e i vendosur për të mos lejuar që të ndodhë manipulimi. “Njohja e procedurave, përkushtimi për mbarëvajtje të procesit zgjedhor dhe vendosmëria jonë që ta mbrojmë votën e secilit qytetarë do ti zmbrapsë hajnat e votave” tha Ahmeti.
Ai poashtu theksoi që vota nuk mbrohet vetëm me muskuj, por kësaj radhe Lëvizja do ta mbrojë votën me çdo kusht.
Në fund, sekretari organizativ i Lëvizjes VV!, Dardan Molliqaj, theksoi se është i domosdoshëm të ndalet cikli i vjedhjes nga votat tek buxheti dhe anasjelltas.
Ai poashtu tha se Dardana me gjithë këtë rini të gatshme për tu angazhuar ka potencialin për ndryshime. “Nëse të gjithë ne angazhohemi deri më 3 nëntor, unë jam i bindur që ndryshimi do të ndodhë, nëse jo ndryshimet që mund të vijnë janë aksidentale. Ne duhet të angazhohemi për fitoren tonë, e njëkohësisht edhe ta mbrojmë atë fitore më 3 nëntor. Më 3 nëntor secili prej nesh mbron votën e secilit qytetar” përfundoi Molliqaj./rajonipress/