Fundamenti

VV: Ndryshimi po fillon me Vitinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Përfaqësues të Lëvizjes VV! u takuan me të rinjtë e fshatit Pozheran të komunës së Vitisë, në zyrët e kësaj lëvizjeje.

Në mesin e turmës së madhe të të rinjve Pozheranas ishin të pranishëm edhe Albin Kurti lider i Lëvizjes VV! si dhe Salih Salihu kandidat për kryetar të komunës së Vitisë nga kjo lëvizje.

“Koha e zgjedhjeve tani më është çështje orësh, është shumë e rëndësishme që të fitoj Salih Salihu si kryetar dhe të fitojnë sa më shumë asamblesit të Lëvizjes VV! në Viti, pasi që me Salih Salihun kryetar, Vitisë do t`i kthehet zhvillimi e sundimi i ligjit e me asambleistët e Lëvizjes VV! në kuvendin komunal të Vitisë, kuvendit do t`i kthehet parlamentarizmi dhe demokracia” tha Kurti.

Në kuadër të fushatës 1×8 ndryshon vërtetë, Kurti u bëri thirrje të rinjve që të ftojnë edhe 8 miq, familjar e të afërm që të dalin e të votojnë më 3 nëntor, ngase sipas tij sa më shumë njerëz që të dalin në votime, aq më shumë do të fiton lëvizja VV! dhe aq më shpejtë do të vije ndryshimi në Viti.

RCCOLA

Më pas e mori fjalën Salih Salihu i cili premtoi një përkujdesje më të madhe për rininë, dhe theksoi rëndësinë e rinisë për ndryshimet e mëdha që mund t`i sjell në shoqërinë tonë.

Ai poashtu tregoi kontaktet e shumta që ka me investitorë të huaj, si dhe gatishmërinë e tyre për të investuar në komunën tonë, me investimet e të cilëve do të ngjallej ekonomia e Vitisë.

Në fund të takimit Salihu u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të mobilizohen dhe ta ndihmojnë Lëvizjen VV!, ta ndihmojnë ardhjen e ndryshimit duke votuar Lëvizjen VV thuhet në njoftimin e qendrës së VV në Viti./rajonipress/