ARKATANA

VV: Mos bëni marrëveshje të PPP-së në fund të mandatit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Edhe pse i kanë ditët e numëruara të sundimit nuk po heqin dorë nga shitja e pronave publike. Paralajmërimi se komunarët në shkuarje i kanë filluar procedurat e privatizimit të oborreve të shkollave është edhe një dëshmi se ata tërë energjinë e tyre e kanë përqendruar në shitjen e pronave publike për interesa e tyre personale ka thënë Ismajl Kurteshi.

Pas përpjekjeve të muajve të fundit, që u shkuan huq, për privatizimin e Tregut të Gjelbër, Çerdhes se Fëmijëve “Integj”, Ish- ekonomisë së pyjeve dhe ish kadastrës, tani po përpiqen t’i privatizojnë oborret e shkollave të mesme.

FIDANISHTJA

Kurteshi ka thënë se ne ua përkujtojmë këtyre sundimtarëve të pangopshëm se në këtë fazë të sundimit nuk kanë të drejt të shesin e as të blejnë. “Përpjekjet eventuale nuk do të mund të realizohen sepse ne bashkë me qytetarët nuk do t’i njohim kontratat ilegale që ata mund t’i nënshkruajnë dhe as nuk do ta lejojmë implementimin e tyre. Ne ia tërheqim vërejtjen edhe partnerëve privat që të mos hynë në këto lojëra që do t’u sjellin dëme bizneseve të tyre për çka ne do të shqetësoheshim sikur të ndodhte edhe dëmi më i vogël ndaj tyre, por mbi të gjitha për ne është interesi publik i shtresave të gjera të shoqërisë dhe i komunës” ka thënë Kurteshi thuhet në një njoftim të VV dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.