ARKATANA

VV: Luta po luan herë me gjeografinë, e herë me historinë tonë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qendra e Lëvizjes VV në Gjilan mbajti sot konferencë për media lidhur me organizimet që janë bërë për manifestimin “Flaka e Janarit”, nga ana e Komunës së Gjilanit.

Koordinatori i Qendrës së VV në Gjilan, Ismajl Kurteshi, tha se Lutfi Haziri, në mandatin e tij të parë, e bëri decentralizimin mbi baza etnike duke e rrudhur Gjilanin nga 515 kilometra katror, në 390 kilometra katror; kurse tani në mandatin e dytë, po tenton ta ndryshojë edhe historinë në këtë Komunë. “Manifestimi “Flaka e Janarit”, që për një çerek shekulli filloi me 11 janar, në ditën e rënies së dy simboleve të rezistencës kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, sivjet u vendos që të fillojë me 14 janar. Me ndryshimin e datës u përjashtuan dy personazhet emblematike të luftës për çlirimin e Kosovës nga Serbia”, theksoi Kurteshi, duke kërkuar me ngulm që me përmbajtjen dhe karakterin e “Flakës së Janarit” të mos luaj askush. “Vendi në këtë manifestim nuk mund t’i mohohet atyre që me sakrificën e tyre sublime e fituan atë, dhe as t’ia sigurojnë kujtdo tjetër që nuk i takon plejadës që dhanë çdo gjë nga vetja, edhe jetën, për ne dhe gjeneratat që do të vinë”, u shpreh Kurteshi.

Asambleisti i VV në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Nevzad Isufi, tha se “Flaka e Janarit” tradicionalisht është organizuar në nderim të heronjve tanë të janarit, që nga Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, e deri tek Skenderbeu. “Ky manifestim do të duhej të organizohej me shumë më shumë seriozitet. Mungon statuti dhe një rregullore e qartë ku do të ishin të gjitha detajet që lidhen me përmbajtjen dhe kriteret që duhet t’i ketë ky manifestim. Do të duhej futur në planifikim buxhetor, madje jo vetëm në atë komunal por edhe në atë qendror, për shkak të gjerësisë së shtrirjes dhe renomesë që ka”, tha Isufi.

Uji Dea

Ai shtoi se grupi i asambleistëve të VV ka dhënë propozime konkrete në Kuvend Komunal për këtë çështje, mirëpo ato propozime nuk janë marrë parasysh.
“Manifestimi “Flaka e Janarit” duhet të shërbejë edhe si thirrje për të vazhduar rrugën e drejtë, rrugën nëpër të cilën kaluan dëshmorët e kombit. Kërkesa jonë për rritje të cilësisë, për përkushtim e seriozitet edhe më të madh në organizim e masovizim, është e qëndrueshme dhe do të jetë e vazhdueshme pa kursyer as kë, si për mangësi ashtu edhe për falënderim nëse është e nevojshme”, tha ndër të tjera Isufi.

Qendra e Lëvizjes VV në Gjilan i bënë thirrje udhëheqjes komunale që të mos i jep ngjyrim partiak “Flakës së Janarit”, ngase është manifestim gjithëpopullor, e edhe ndëshkimi do të vijë si i tillë thuhet në njoftimin e Lëvizjes VV Qendra në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: