ARKATANA

VV: Luta duhet të merret me problemet e qytetarëve të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ilir Hoti, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, ka theksuar se kundërmim që vije nga lumi Mirusha shkon duke u shtuar nga dita në ditë, ndërkohë që në të gjitha fushatat elektorale qytetarëve u është premtuar rregullimi i këtij lumi.

Ai ka thënë se nëse deri dje banorët e këtyre lagjeve kishin probleme me minj, tashti ata po rrezikohen edhe nga gjarpinjtë.

Uji Dea

Sipas tij PDK shpenzoi 2- 3 milionë euro, por nuk e zvogëloi kundërmimin e rrezikun nga sëmundjet e ndryshme, kurse LDK përveç fjalëve të mëdha, i ka shpenzuar edhe mbi 150 mijë euro, por problemi ka mbetur i pazgjidhur, kurse tashti nuk po ndërmerr asnjë veprim kur kundërmimi e mushkonjat po shtohen.
“Për pesëmbëdhjete vite disa herë është ndërruar pushteti, por gjendja mbeti e njëjtë, kurse banorët që banojnë përgjatë lumit po jetojnë mes premtimit për rregullimin e shtratit të lumit dhe kundërmimit të përhershëm. Ata kërkojnë zgjidhje”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se në të ardhmen lumi Mirusha nuk do të mund të shërbejë si mjet me të cilin do të fitohen zgjedhjet. Sipas tij, ky problem ka të bëjë me jetën e qytetarit e kryetari i Gjilanit më në fund duhet të merret me qytetarët e tij dhe problemin që ata i mundon./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.