KKVITI

VV: Ligji për shtetësinë më shumë mbron të drejtat e serbëve se të shumicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Ligji për shtetësinë më shumë mbron të drejtat e serbëve në Kosovë se të popullatës shumicë, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i kësaj lëvizjeje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se ky ligj duhet të ndryshohet.

Sipas tij, po ashtu, duhet të bëhen ndryshime kushtetuese, sepse kjo Kushtetutë është kundër interesave të popullatës shumicë në Kosovë. Ndërkohë, kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Shtërpcës, Ali Halimi, ka theksuar se janë të papranueshme privilegjet që po u krijohen disa familjeve të serbëve në Shtërpcë, me taksat e qytetarëve të Kosovës. “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim pronën publike prej 350 metrash katror, për ndërtimin e shtëpive për disa familje serbe të ardhura nga Kroacia kohë më parë, është i papranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ndër të tjera Halimi.

Uji Dea

Sipas tij, komuna e Shtërpcës ende po funksionon me dokumente të UNMIK-ut. Ndërkohë, deputeti Selimi, e ka vënë në pikëpyetje punën e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ata janë vetëm kukulla./koha/