Fundamenti

VV kundërshtonë privatizimin e çerdhes “Integj”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ne kërkojmë nga AKP ta ndalë këtë proces, por edhe i bëjmë thirrje komunës, qeverisë që këtë proces ta ndalojë në mënyrë urgjente ka thënë Shkodran Ramadani i Vetëvendosjes.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje – Qendra në Gjilan kanë protestuar të martën para hyrjes së çerdhes “Integj”, për të kundërshtuar privatizimin e këtij institucioni nga AKP.

Shkodran Ramadani aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan ka thënë se kjo hapësirë nuk bënë assesi të shitet , e veçmas kur dihet se fëmijët kanë nevojë për më shumë çerdhe të reja, e jo për pakësim të tyre.“Ky aset siç thotë edhe vet AKP-ja është një ndërtesë P+1, me sipërfaqe të përafërt prej 742 metra katrorë, që së bashku me oborrin i cili e rrethon përbëjnë sipërfaqen totale pre afër 9 mijë e 20 metra katror, prandaj këtë hapësirë aq të volitshme t’ua marrësh fëmijëve e t’ua japësh njerëzve të lidhur me politikën dhe biznesin për të përfituar personalisht dhe në mënyrë klanore është e papranueshme”, ka thënë Ramadani.

Uji Dea

Ai ka thënë se Vetëvendosje kundërshton këtë shitje me likuidim, madje e cilëson akt kriminal, sepse dëmton fëmijët dhe prindërit e veçmas kur dihet nevoja për më shumë çerdhe në Gjilan.

“Ne kërkojmë nga AKP ta ndalë këtë proces, por edhe i bëjmë thirrje komunës, qeverisë që këtë proces ta ndalojë në mënyrë urgjente”, ka thënë Ramadani i Vetëvendosjes.

Ai tha se i bëjnë thirrje edhe komunës që të punojë në kthimin e tokave për interes publik e me çka edhe kjo pronë mund të kthehet në pronë me interes publik , për nevoja edukativo arsimore , përkatësisht për nevoja të çerdhes. “Mbetja në rrugë e këtyre fëmijëve, aq më shumë që numri i tyre në këtë çerdhe është mbi 100, tregon se lagjet tona po zgjerohen dhe në vend që të ndërtohen edhe çerdhet të reja, me to po bëhen pazare nga pushtetarët për bizneset e tyre , për shitjen e banesave, pas ndërtimit në këto prona”, ka thënë Shkodran Ramadani, aktivistë i Lëvizjes vetëvendosje në Gjilan. /rajonipress/