Fundamenti

VV: “Kodra e Dëshmorëve” dhe Livoqi drejtojnë sytë kah Vetëvendosja

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjilani për subjektin tonë është shumë i rëndësishëm. Lëvizja VV ofron ndryshim dhe përmirësimin e gjendjes me alternativën e saj. Kjo alternativë është përkthyer dhe vlen edhe për nivelin komunal! Për çdo ditë, Lëvizja po shënon rritje dhe Gjilani është ndër qytetet që po i prinë ndryshimeve të mëdha – ka thënë Albin Kurti.

Ismajl Kurteshi bëri hapjen e takimit si dhe prezantimin e kandidatëve nga pika e Kodrës së Dëshmorëve, Besa Baftiu, Ragip Abazi, Nafije Mehmeti dhe njërin nga themeluesit e Lëvizjes VV në Gjilan, Luan Aliun.

Në fjalimin e tij kandidati për kryetar komune nga Lëvizja VV ka thënë se është koha që t’i themi mjaft keqqeverisjes dhe keqpërdorimeve. “Privatizimi i posteve publike dhe shfrytëzimi i tyre për qëllime individuale dhe të grupeve të caktuara po bëjnë që gjendja e qytetarëve dhe mirëqenia e përgjithshme të jenë të skajshme! Me Lëvizjen VV nuk do të ketë shitje të pronës publike ashtu siç po ndodh me qeverisjen aktuale, ku shembull për këtë është tentimi për të shitur oborret te kompleksi i shkollave të mesme, ose shitja e çerdhes “INTEGJ”, shitja e Tregut të Gjelbër etj. Të gjitha këto tjetërsime dhe shitje po hasin në rezistencën tonë” – ka pohuar Kurteshi.

Në fjalën e tij Albin Kurti tha se Gjilani për subjektin tonë është shumë i rëndësishëm. “Lëvizja VV ofron ndryshim dhe përmirësimin e gjendjes me alternativën e saj. “Kjo alternativë është përkthyer dhe vlen edhe për nivelin komunal! Për çdo ditë, Lëvizja po shënon rritje dhe Gjilani është ndër qytetet që po i prinë ndryshimeve të mëdha” – ka thënë Kurti.

Kandidatja për asamble nga kjo pikë, Besa Baftiu, tha se arsyeja se pse ajo është kyçur në Lëvizjen VV është keqqeverisja me vendin dhe komunën. Pasojat e gabimeve të bëra më herët dita-ditës po dalin në shesh. “Të jesh i shëndetshëm nuk do të thotë vetëm të mos jesh i sëmurë, por të jemi të ndershëm dhe të mirësjellshëm” – ka shprehur qëndrimin e saj njohësja e problemeve të shëndetësisë, Baftiu.

Kandidati tjetër për asamble komunale Ragip Abazi, tha se pa përkrahjen e juaj ndryshimet nuk do të jenë të mundshme. “Unë pres mbështetjen tuaj, e sidomos të kolegëve të mi, të punëtorëve të arsimit. Do të jem një zë i fuqishëm edhe për ato kompetenca të cilat lidhen me komunën, sa i përket problemeve elementare që kanë pensionistët në Gjilan” – ka theksuar Abazi.

Nafije Mehmeti, kandidatja e radhës për asamble nga Lëvizja VV, nga përvoja e saj direkte, rrëfeu se si punësimet në arsim, bazohen në atë se a je militant i partisë në pushtet! “Gjilani ka nevojë të ndryshojë sepse qytetarët po duan të ndryshojë Gjilani”- shtoi Nafija.

Ndërsa Luan Aliu, kandidati tjetër për Asamblenë Komunale, tha se ne kemi ardhur sonte këtu që të diskutojmë për problemet me të cilat përballeni ju, me mënyrën se si mendojmë ne t’i zgjidhim ato probleme dhe të ju njoftojmë se si do të qeverisë Lëvizja VV me komunën pas 3 nëntorit. “Fitorja e Lëvizjes VV do të jetë fitore edhe e qytetarëve të Gjilanit”- tha Aliu.

Rreth çështjeve që u thanë në fjalimin e përfaqësuesve të Lëvizjes VV pati edhe pyetje e komente të shumta nga të pranishmit në këtë takim. Qytetarët ishin të interesuar mbi masat preventive për parandalimin e dukurive si nepotizmi, korrupsioni etj.

FIDANISHTJA

“Çdo kush që tenton të marrë edhe 1 cent jashtë asaj që i takon, do të përballet me parimet e Lëvizjes VV, parime këto që nuk e njohin ekzistencën e korrupsionit”- tha Kurteshi, duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për korrupsionin e përhapur në komunë.

Takim të ngjashëm VV ka mbajtur edhe në Livoq. Edhe në këtë fshat VV ka prezantuar kandidatin për këshilltar komunal nga ky fshat, Shaban Ramadani. Pjesëmarrës në këtë takim mobilizues ishte edhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Ismajl Kurteshi dhe kryetari i Lëvizjes VV, Albin Kurti.

Kandidati për kryetar Ismajl Kurteshi, foli për programin e Lëvizjes për fshatin Livoq dhe programet për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës etj., duke u bazuar në atë se çfarë problemesh ka identifikuar Lëvizja VV bashkë me pikën e saj në këtë fshat.

Kurteshi tha se ne si Lëvizje kemi filluar me tubimet mobilizuese për zgjedhjet dhe arsyet pse duhet votuar VV-n janë të shumta, e veçmas numëroi disa prej tyre: ndalimi i keqqeverisjes, korrupsioni, nepotizmi, cilësia tepër e ulët në arsim, shërbimet shëndetësore mozomakeq, shpenzimet marramendëse dhe mjaft lukse të drejtuesve të komunës.

“Me Lëvizjen VV! nuk do të ketë shpenzime për lukse, e aq më pak për lukse neve që po na besohet dalja nga kriza e qeverisjes. Besimin e qytetarëve të komunës së Gjilanit, në mënyrë aq masive sot, e shohim më shumë si përgjegjësi historike sesa si gëzim për ta keqpërdorur atë siç kanë bërë deri më tash pushtetarët. Prandaj, ka shpresë në këtë errësirë dhe së bashku është e mundshme të bëhet ndriçimi i secilit fshat e lagje të komunës sonë. Përveç ndriçimit elektrik, ne kemi nevojë edhe për një ndriçim tjetër: rikthimin e moralit në politikë për të ndriçuar mënyrën e udhëheqjes së komunës” – ka theksuar Kurteshi.

Ndërsa kandidati për këshilltar komunal, ftoi bashkëfshatarët për mobilizimin e fitores. Shaban Ramadani përmendi problemet e fshatit si: mungesën e ujit të pijshëm, ndriçimin publik, rrugën dhe kanalizimin i cili derdhet në lum. “Livoçi ndonëse është sikur paralagje e qytetit, ka mbetur shumë mbrapa dhe sikur herën e kaluar, bashkëvendësit e mi premtojnë sigurt se do t’i mbështesin ndryshimet e mëdha për Gjilanin. Dhe prijëse e këtyre ndryshime pa dyshim mbetet Lëvizja VV! Livoçi u anashkalua nga komuna, por ky anashkalim radikal i qeverisjes lokale na ka bërë që të tejkalojmë në mënyrë masive në VV” – ka thënë Ramadani.

Ndërsa Albin Kurti tha se ky takim ka për qëllim shpalosjen e konceptit të Lëvizjes për zgjedhje si vizion dhe alternativë. Duke e ditur se ky fshat posedon tokë të punueshme, ai tha se toka në Kosovë nuk punohet si pasojë e çmimit të lartë të naftës, të plehut artificial, farës etj. “Zhvillimi vjen nga prodhimi dhe prodhimi mundëson punësimin. Ju ftojmë që të komunikoni sa më shumë me të afërmit dhe njerëzit që i njihni, që më 3 nëntor t’i përkrahni programet të cilat e nxjerrin komunën e Gjilanit nga kriza e keqqeverisjes dhe dalja nga moszhvillimi” – porositi Kurti.

Pjesëmarrësit në këtë takim ishin mjaft të interesuar rreth programit, ideve dhe konceptit të Lëvizjes VV. Ata ishin të interesuar të dinin më tepër rreth asaj se çfarë ofron Lëvizja VV!, se si mendon të sjellë ndryshimin dhe se si do të luftojë dukuritë negative që tash e sa vite janë “mbjellë” brenda institucioneve komunale thuhet në dy komunikatat e degës së VV në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.