Eko Higjiena

VV kërkon anulimin e urdhërrestit për Kurtin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në postim në Facebook ka kërkuar anulimin urdhrin për arrestimin e Albin Kurtit.

Në këtë postim Ymeri, duke i numëruar ato që ai i ka quajtur skandale e afera, ka kërkuar arrestimin e bartësve të tyre.

Ky është postimi i plotë i Ymerit:

Në vendin ku sundon krimi e padrejtësia, lëshohet urdhër-arresti për aktivistin që proteston për drejtësi, barazi e demokraci.

Varësia e gjyqësorit të Kosovës nga pushteti politik po na shndërron në vend qesharak. Po bëhemi gazi i botës.

Edhe pse aferat korruptive mes politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve kanë dalë sheshit, me publikimin e dosjes “Pronto”, në vend se të lëshohet urdhër-arresti për ta, lëshohet për ata që i denoncojnë këto afera korruptive e që proteston kundër tyre. Në këtë rast për Albin Kurtin.

FIDANISHTJA

Edhe pse shkencëtarët kanë ngritur me argumenta e studime çështjen se Kosovës po i vidhet territori përmes një marrëveshje të padrejtë të nënshkruar nga pushtetarët, në vend se të hetohen ata që ia cënojnë integritetin Kosovës, kërkohet arrestimi i Albin Kurtit që ka protestuar për të kërkuar një demarkacion më të drejtë.

Edhe pse ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë se pushtetarët kanë nënshkruar marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe duke e thyer e duke e shkelur Kushtetutën, në vend se të arrestohen ata që e shkelin themelin ligjor, kërkohet arrestimi i atyre që protestuan dhe e parandaluan këtë shkelje.

Kosova e tenderëve të vjedhur, e korporatave miliardere, e luksit të oligarkëve, e nepotizmit, e shkatërrimit të shkollave e spitaleve, e varfërisë ekstreme dhe e papunësisë, nuk e ka asnjë të arrestuar përgjegjës për këto, edhe pse provat e dokumentet janë tashmë sheshit, sepse askush prej tyre nuk fshihet më ngaqë gjyqësorin dhe policinë e kanë nën kontroll.

Kosova e protestës kundër këtyre fenomeneve tashmë i numëron dhjetëra muaj burg për qindra aktivistë, e sot po kërkojnë t’a arrestojnë dhe Albin Kurtin.

Ky fletë – arrest i pabazë e jo ligjor. Duhet të anulohet menjëherë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.