VV-ja akuzon: Emigrimi masiv, produkt i qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje e bën fajtore qeverinë e vendit për largimin e qytetarëve në masë të madhe nga Kosova dhe emigrimi për në vendet evropiane. Kjo për shkak se sipas tyre për 15 vite secila qeveri në vend ka dështuar ta me politikat ekonomikë duke e quar vendin në degradim.
Dardan Sejdiu, anëtarë i kryesisë së kësaj partie ka thënë se kjo vërtetohet edhe me mënyrën se si i qaset qeveria kësaj teme. Sipas tij në vend se qeveria së bashku me palët tjera të merret me pyetjen pse po ndodhë ky emigracion kaq i madh këta merren me pyetjen se si po ndodhë ky emigracion.
“Pra qeveria e Kosovës po kërkon rrugë policore për të ndaluar ikjen dhe kësi soji po merret me rrugët që po përdoren.Emigracioni nuk trajtohet me polici por me politika ekonomike sepse politikat ekonomike e trajtojnë arsyen fundamentale që këta njerëz nuk kanë mundësi par të jetuar mirë dhe dinjitetshëm në vendin e tyre”, ka thënë Sejdiu.
Sipas tij politikat ekonomike jo të duhura që e kanë sjellë Kosovën në këtë situatë janë deindustrializimi i Kosovës, privatizimi i dëmshëm. Kosova sot sipas Sejdiut është shndërruar në vend tyxharësh. Faton Topalli, drejtues i komitetit për politika sociale në VV, ka thënë se derisa më herët emigrimet bëheshin për shkak të situatës politike në vend tani ky emigrim është produkt i qeverisë për shkak të politikave ekonomike që nuk janë në favor të qytetarëve.
“Kemi 141 mijë qytetarë që jetojnë me ndihma sociale me 49 cent në ditë. Renditja e Kosovës ne mesin e 9 vendeve më të pazhvilluara në botë dhe papunësia e lartë deri në 49 për qind flasin për një gjendje alarmuese para secilës përveç qeverisë së Kosovës nuk mund të mbyllë sytë askush”, ka thënë Topalli.
Duke u thirrur në të dhëna zyrtare, Topalli ka thënë se Sipas tij shumica e qytetarëve që po emigrojnë janë të rinj ndërsa ka edhe numri i qytetarëve nga Kosova në kampet e Hungarisë kalon shifrën 4 mijë, ndërsa sipas tij në këtë shifër nuk janë përfshirë të rinjtë që janë larguar në fillim të muajit korrik.
“Informacionet nga terreni tregojnë se numri i të rinjve që janë larguar nga Kosova vetëm gjatë muajit qershor kalon shifrën 10 mijë. Ndërsa vendet që emigrojnë janë kryesisht Gjermania, Franca, Italia dhe Zvicra”, ka thënë ai, transmeton zeri.
Ndërsa sa i përket shifrave të atyre që e kanë lëshuar Kosovën muajt e fundit, Topalli ka thënë se të gjitha regjistrohen në kufij mirëpo sipas tij qeveria po i mbanë të fshehura këto shifra për shkak se vetë është fajtore për ta.