GRANDEMALL

VV i kthen përgjigjje ambasadorit Cliff: Gjykata Speciale, do ta dëmtojë Kosovën

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Pas deklaratave të përfaqësuesit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, se Bashkësia Ndërkombëtare, do ua bëjë me dije deputetëve të partive opozitare se miratimi i ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, është thelbësor për reputacionin e ardhshëm ndërkombëtar tëë Kosovës, Lëvizja ‘Vetëvendosje’, i ka kthyer përgjigjje atij, duke thënë se ”përkundrazi kjo gjykatë, do ta dëmtojë Kosovën në aspektin ndërkombëtar’.

Në përgjigjjet kthyer për gazetën ‘Zëri’, përfaqësues të VV-së, thonë se: themelimi i tij do ta dëmtojë jashtëzakonisht shumë Kosovën në aspektin ndërkombëtar, e njëkohësisht do ta paraqes një pasqyrë të shtrembëruar të shqiptarëve dhe UÇK-së, duke ia mveshur Kosovës faturën e krimeve të kryera gjatë luftës në këtë vend.

“Krimet në Kosovë janë kryer nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë të drejtuara nga pushteti i Serbisë. Shumë pak kriminel lufte të Serbisë janë dënuar dhe e vuajnë dënimin për këto krime. Kriminelët më të lartë në hierarkinë e pushtetit të Serbisë madje janë lënë të lirë. Jovica Stanishiqi, ish udhëheqësi i UDB-së dhe disejnatori e zbatuesi kryesor i krimeve në Kosovë, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë është lënë i lirë nga Tribunali i Hagës; Milutinoviqi, ish kryetar i Serbisë, po ashtu”, thuhet në përgjigjjet e VV-së, transmeton zeri.info.

VV thotë se janë pikërisht deklaratat e ish-kryeministri Hashim Thaçi, që e kanë hapur rrugën, për themelimin e kësaj gjykate.

“Kur ai deklaronte se ka qenë larg fronteve të luftës, ai e sakrifikonte UÇK-në për ta shpëtuar veten. Institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për ta mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo as nuk përmendet në Kushtetutën e Republikës e as në ligjet e aplikueshme në Kosovë, me përjashtim të Ligjit për veteranët i miratuar tash së fundmi”.

FITORJA

Sipas VV-së, thonë se vetëm një gjyqësor i pavarur, i fuqizuar i Republikës së Kosovës mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë.

“Sistemi i gjyqësisë ndërtohet duke u sfiduar. Prania e EULEX-it në Kosovë është ndërhyrje edhe politike në të, e udhëhequr nga parimi i stabilitetit afatshkurtër rajonal, i cili vazhdimisht po ndërtohet në dëm të drejtësisë dhe demokracisë. Për ta ndërtuar një sistem të tillë drejtësie duhet ta kemi një qeveri të pastër dhe me vullnet për një gjë të tillë. Pushtetarët e djeshëm dhe ata të sotshmit nuk e kanë këtë sepse vet do të ishin të akuzuarit nga një gjyqësi e pavarur. Kjo ndërtohet vetëm përmes qeverisjes së pastër, të guximshme, dhe të drejtë”, ka shtuar ndër të tjera VV.

“Vetëvendosj” së bashku me partitë tjera opozitare, ‘Nisma’ dhe ‘AAK’, janë zotuar se nuk do të votojnë ligjin që mundëson themelimin e Gjykatës Special, i cili ekskluzivisht do të merret me akzuat e raportit të Dick Martit, ku pretendohet se ushtarët e UÇK-së, kanë bërë krime lufte, gjatë konfliktit 1998/1999.

“Ne do të flasim me deputetët e opozitës për t’ua kujtuar atyre se miratimi i ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, është thelbësor për reputacionin e ardhshëm ndërkombëtar të Kosovës. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të mbahet votimi”, ka thënë një ditë më parë për “Zërin”, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, sipas të cilit, themelimi i kësaj Gjykate, e cila kërkon ndryshime kushtetuese për të lejuar që Gjykata e Kosovës të zërë vend jashtë Kosovës, duhet të jetë prioritet kryesor për partitë dhe deputetët e të gjithë spektrit politik të Kosovës./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.