Hidromorava

VV gjen parregullsi në arsimin gjilanas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan, në një konferencë me gazetarë të mbajtur këtë të mërkurë, kanë gjetur shumë zhvillime negative në udhëheqje me komunën, duke u fokusuar më së tepërmi në arsim, pohime këto që janë mohuar nga udhëheqja komunale e Gjilanit.

Nevzat Isufi, nënkryetar i qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan, ka thënë se shumë probleme e kanë përcjellë arsimin fillor dhe të mesëm në Gjilan e ai ka përmendur punësimet pa konkurs, përzgjedhjen jo të duhur të kuadrit arsimor, numrin e madh të nxënësve nëpër klasa, sikurse që kanë evidentuar se ka pasur mospagesë me kohë të punëtorëve të arsimit.

UBT

Sipas Isufit, në shkollat e Gjilanit ka mungesë të infrastrukturës dhe sidomos në lëmin e praktikës profesionale, se kuadri nuk po përgatitet me nevojat që i ka tregu. Ai ka thënë gjithashtu se pushtetarët kishin premtuar se do të rrethojnë shkollat gjë të cilën nuk e realizuan, sikurse që ka përmendur edhe mosrealizimin e projektit për rrethimin e kompleksit të shkollave të mesme dhe se sipas tij, në Gjilan në vazhdimësi ka rënie të cilësisë në arsim.

Murat Morina, nga ky subjekt politik, ka thënë gjithashtu se , shembull më i mirë për zhvillimet në arsimin gjilanas janë shkollat që janë të ngarkuara me numër të madh të nxënësve dhe që punojnë në tri ndërrime. Ai në lidhje me këtë ka përmendur Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, që rreth 2700 nxënës dhe që në një ndërrim mësimin frekuentojnë mbi 900 nxënës. Ai ka thënë se “Vetëvendosje” ka vërejtur se në fund të vitit shkollor ka pasur përmirësime të suksesit, nota të përshkëllina e mangësi të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.