RCCOLA

VV: Edhe Malisheva i kthehet Vetëvendosjes!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Jemi gati për t’i marrë proceset në dorë. Jemi gati me ekipet profesionale dhe para së gjithash me njerëzit e ndershëm, ta udhëheqim komunën. Gjendja në komunë është jashtëzakonisht e rëndë, korrupsioni ka arritur majet, prandaj ne duhet ta ndalim këtë keqqeverisje, sepse me këtë logjikë qeverisëse do të zhytemi edhe më tej në borxhe publike, do t’i largojmë donatorët dhe investitorët e huaj dhe komuna do të falimentojë ka thënë Ismajl Kurteshi.

Qendra e Lëvizjes VV! ka vazhduar të mobilizohet në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit. Në vazhdën e takimeve të radhës, ishte edhe në fshatin Malishevë.

Ismajl Kurteshi i ka njoftuar banorët e Malishevës për zhvillimet politike aktuale dhe për parapërgatitjet që duhet t’i bëjnë për ndryshimet e mëdha. “Jemi gati për t’i marrë proceset në dorë. Jemi gati me ekipet profesionale dhe para së gjithash me njerëzit e ndershëm, ta udhëheqim komunën. Gjendja në komunë është jashtëzakonisht e rëndë, korrupsioni ka arritur majet, prandaj ne duhet ta ndalim këtë keqqeverisje, sepse me këtë logjikë qeverisëse do të zhytemi edhe më tej në borxhe publike, do t’i largojmë donatorët dhe investitorët e huaj dhe komuna do të falimentojë” – ka thënë Kurteshi.

Mobi Casa

Besim Shabani, njëherazi kandidat për këshilltar komunal nga Malisheva, duke njohur edhe problemet e ekonomisë, ka treguar për vështirësitë e mëdha që po kalon komuna, qoftë duke menaxhuar buxhetin shumë keq, qoftë duke shpenzuar në mënyrë të paarsyeshme. “Mënyra se si ndahet buxheti komunal, se si shpenzohet, se për çfarë shpenzohet dhe si bëhet shpërndarja e linjave buxhetore në komunë, është jashtëzakonisht mënyrë dhe qasje jo e duhur. Sa i përket investimeve, ndonëse nuk e mohojmë ndonjë investim aty-këtu, marrë në tërësi, ka shumë pak investime kur dihet sa do të mund të bëhej” – ka theksuar Shabani.

Banorët e Malishevës kanë pyetur drejtuesit e Lëvizjes VV! për shumë probleme me të cilat po ballafaqohet fshati Malishevë dhe komuna e Gjilanit. Shumë prej tyre kanë pyetur për rregullimin e ujërave të zeza nga lumi që kalon nëpër këtë fshat, rreth mundësisë së qendrave grumbulluese të bylmetit, pasi dihet se ky fshat ka qenë vazhdimisht i njohur me “kosin, jogurtin, djathin”. Po ashtu, banorët kanë pyetur rreth papunësisë, politikat jo parimore ndaj të rinjve etj.

Në përgjigjen që ka dhënë Kurteshi, ka theksuar se impiantet janë shumë të shtrenjta, mirëpo, do të përpiqemi që të merremi me rregullimin e ujërave të zeza, me kosto të përballueshme dhe rregullimi i tyre nuk është i pamundshëm thuhet në njoftimin e degës së VV në Gjilan./rajonipress/