FIDANISHTJA

VV: E vërteta e problemeve të pazgjidhura në Komunën e Artanës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Problemet e pazgjidhura prej vitesh në Komunën tonë janë të shumta. Ato lidhen me papërgjeshmërinë dhe me mosvëmendjen totale karshi halleve dhe cilësisë së jetës së qytetarëve tanë thuhet në njoftimin e qendrës së VV në Artanë.

Le t’i rendisim për nga rëndësia problemet që na kanë shoqëruar këto vite: Uji i pijshëm Kanalizimet, infrastruktura rrugore, janë tre çështjet që ende nuk janë zgjidhur madje janë përkeqësuar. Po ashtu kemi probleme edhe në shërbimin shëndetësor, e cila në shumë lokalitete nuk ekziston fare e ndërsa në ato pak vende ku ekziston nuk është funksional dhe nuk i përmbahet orarit të punës thuhet në njoftimin e qendrës së VV në Artanë raporton rajonipress.

Sipas kësaj qendre problem tjetër në Komunën e Artanës janë edhe mungesa e objekteve shkollore siç është rasti i fshatit Kosaq ku nxënësit e këtij fshati për të vijuar mësimin duhet të shkojnë në fshatin Përlepnic të Komunës së Gjilanit. Ndërsa njësiti i zjarrfikëseve me këto kapacitete që ka, është e pamundur të mbulojnë të gjithë territorin e Komunës. Për të parë më në detaje se çfarë janë shqetësimet e banorëve të Komunës ne dje kemi zhvilluar takime derë me derë, së bashku me Kandidatët për Asambleistë Komunal dhe aktivistë të Lëvizjes dhe kemi hasur në këto kërkesa të qytetarëve siq janë ato të banorëve të fshatit Llabjan të cilët kanë shprehur këto probleme: që ujësjellësi të funksionalizohet, që punësimi të mos bëhet në baza partiake, asfaltimin e rrugës deri të varrezat e Fshatit Koznicë, ndihmë dhe mbështetje më të madhe nga Komuna.

Kurse banorët e fshatit Vllasali kanë shprehur këto probleme duke filluar nga ujësjellësi, rindërtimi i shtëpive të rrezikuara të Xhemajl dhe Nazmi Bunjakut, kanalizimi, rrethoja e varrezave dhe pastrimi i tyre, ndërtimi i rrugës Varrezat Ferataj-Rek, kurse banorët e fshatit Kosaq kanë identifikuar këto probleme: ata kanë nevojë për subvencione nga Komuna për Bujqësi, kërkojnë kontejnerë për mbeturina , kërkojnë shkollë Fillore, kanë nevojë për Ambulantë në Fshat, kanë nevojë për ndriçim në Fshat, kanë nevojë për një mini-bus për transport të banorëve.

ARKATANA

Edhe banorët e fshatit Pasjak kanë identifikuar këto problem:bursa për nxënës dhe student, subvencione për fermer në pajisje, kërkojmë Ambulantë, lirimi i pronës publike, ndriçimi publik, asfaltimi i rrugëve lokale , ndërtimi i një parku.

Banorët e fshatit Brus kanë identifikuar këto probleme, rregullimi i shtëpive në raste sociale, rregullimi i trotuareve për nxënësit Brus- Llabjanë, largimi i gropave skeptike nga rruga e Brusit, rregullimi i energjisë elektrike ku rryma është e dobët, subvencione nga Komuna për Bujqësi etj.

Secilën prej tyre ne e kemi përfshirë tashmë në zgjidhjet konkrete të Alternativës sonë lokale, ku bashkë me propozimet tona për përmirësimin dhe zhvillimin e Komunës kemi në plan së bashku me Kandidatin tonë Zekë Zekaj dhe grupin e kandidatëve për asambleistë ta çojmë përpara thuhet në njoftim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.