RCCOLA

VV e dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi, shkak i deklaratës së tij për mosrespektim të vendimit të qeverisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të datës 23 mars.

Dorëzimin në Kushtetuese e ka bërë anëtarja e kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci.

Nagavci theksoi se presidenti Thaçi më 23 mars bëri thirrje për rezistencë qytetare dhe moszbatim të vendimit të Qeverisë lidhur me pandeminë e coronavirusit.

Uji Dea

“Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e vlerësimit kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit më datë 23 mars, në konferencën e tij, në orët e vona të mbrëmjes bëri thirrje për rezistencë qytetare, për mos zbatim të vendimit të qeverisë së Kosovës. Presidenti kësaj radhe bëri një shkelje serioze duke nxitur qytetarët për mosrespektimin e aktit më të lartë juridik, andaj është detyrë dhe obligim që si deputetë të Kuvendit të Kosovës këtë ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Nagavci.

E pyetur se a do t’i përgjigjet ftesës së presidentit Thaçi, kryeministri në detyrë Albin Kurti, Nagavci shtoi se nuk është koha e takimeve.

“Tani nuk është koha e takimeve është koha që ne të jemi të fokusuar në respektimin e udhëzimeve të qeverisë në detyrë dhe ekspertëve shëndetësorë duke e ruajtur distancën dhe ruajtur shëndetin publik. Presidenti e ka për detyrë që të respektojë Kushtetutën. Kurdo që të krijohen kushtet pas kalimit të pandemisë të shpallë zgjedhjet e lira”, tha Nagavci. /Telegrafi/