UBT

VV e AAK: Protestat nisin pas bllokimit të Speciales

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Jo që nuk protestuan pas dy jave, por gati tre muaj po bëhen, prej kur partitë opozitare i patën dhënë ultimatum kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, që tri kërkesat e tyre të realizohen. Mirëpo deri më tash nuk ka pas reflektim të kryeministrit Mustafa e as protesta të opozitës.

Partive opozitare mos reagimin e pas dyjavësh, që ja patën dhënë qeverisë, nuk e shohin si shqetësuese, mbase ata e ndërlidhin me ngjarjet e tjera që kanë ndodhë brenda këtyre muajve.

Mobi Casa

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi tha se kërkesat nuk janë harruar, por sipas tij partive opozitare ju është të merren me parandalimin e votimit të amendamenteve kushtetuese që mundësojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

Edhe Ramush Hardinaj kryetari i AAK pati thënë se nëse qeveria nuk ndërmerr masa ndajë këtyre kërkesave, atëherë do tw ballafaqohen me protesta në të ardhmen, edhe pse ka kane kaluar disa muaj deputeti i kësaj partie, Bali Muharremaj tha se ende qëndrojë prapa fjalëve të kryetarit, ai paralajmëroi sepas rishikimit të buxhetit protestat do të fillojnë.