Fundamenti

VV: Do ta ndryshojmë së bashku Vitinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubimin e madh në Viti. Kandidati për kryetar të Komunës, Salih Salihu, tha se për shkak të mungesës së vizionit, për shkak të keqqeverisjes në këto vite të pasluftës, Vitia është karakterizuar me shkelje të vazhdueshme të ligjeve dhe procedurave, partizim dhe rënie të cilësisë në arsim, anashkalim të bujqësisë dhe ekonomisë, shërbime joadekuate shëndetësore, infrastrukturë gjithnjë e më të dëmtuar, rënie të investimeve, rritje të keqpërdorimeve, etj.

“Ka ardhur momenti që ky trend negativ të ndalet dhe këtë mund ta bëjë vetëm bashkimi i qytetarëve të Vitisë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën Qeverisëse Lokale të saj. Partneri ynë i vetëm janë qytetarët e Vitisë dhe vetëm para tyre do të jemi përgjegjës”, tha ndër të tjera Salihu.

Duke prezantuar Alternativën Qeverisëse të VV-së për Vitinë, ai u ndal në 7 çështje kryesore si qeverisja e drejtë dhe transparente, edukimi dhe arsimimi, zhvillimi i bujqësisë, shërbimet shëndetësore për të gjithë dhe mirëqenia sociale, infrastruktura dhe shërbimet e publike, mbështetja për kulturën dhe sportin, si dhe përfshirja e mërgatës.

FIDANISHTJA

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, në fjalën e tij të rastit tha se Vetëvendosje e do shtetin me sovranitet, kombin me bashkim, ekonominë me prodhim, institucionet me drejtësi dhe shoqërinë me barazi.

“Të gjithë zyrtarët e korruptuar komunalë, fuqia e ligjit të drejtë do t’i përjashtojë nga puna dhe do t’ua konfiskojë pasurinë e paligjshme”, theksoi Kurti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.