FITORJA

VV: Buxheti i stagnimit i komunës së Vitisë

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Lëvizja VV, e ka bërë të çartë se nuk mund të mbështes një buxhet të një pushteti komunal që i mungon vizioni për qeverisje, dhe si objektiv të qeverisjes së saj, siç mund të vërehet në dokument, buxhetin e konsideron vetëm si një instrument teknik mbi të hyrat dhe shpenzimet, por jo edhe në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe orientimit të komunës drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Buxheti i propozuar dhe aprovuar nga pushteti aktual komunal, fatkeqësisht dëshmon se Vitia në vend të ndryshimit do të vazhdoj të përballet me vazhdimësi të mentalitetit qeverisës që nuk prodhon rezultate në dobi të interesit të përgjithshëm të qytetarëve të saj thotë Majlinda Ostrogllava asambleiste e Kuvendit Komunal të Vitisë.

Më 29 shtator, Kuvendi i Komunës së Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e VIII për vitin 2014. Për shkak se në këtë mbledhje, ndër të tjera është diskutuar edhe Buxheti i Komunës për vitin 2015, mund të konsiderohet si një nga mbledhjet më të rëndësishme të këtij viti vlerëson Majlinda Ostrogllava këshilltare komunale nga Lëvizja VV.

Ajo thotë se Lëvizja VV, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe më herët votoi kundër, sepse është e bindur që buxheti që është miratuar në këtë seancë nuk është në përputhje me interesin e qytetarëve të Vitisë. “Për më tepër, buxheti i aprovuar ka vetëm 12 vota nga 27 këshilltar sa ka Kuvendi i Komunës. Me këtë mbështetje, përkundër se është i rregullt në pikëpamje ligjore, legjitimiteti i tij është i mangët, sepse shumica e këshilltarëve nuk e ka aprovuar” thotë ajo.

Ostrogllava thotë se arsyet e votës kundër të LVV! i kemi bërë të njohura në mbledhjen e Kuvendit Komunal, por edhe në takimet e shumta që kemi zhvilluar me qytetar të komunës së Vitisë, por me qëllim të komunikimit më gjithëpërfshirës, tash e tutje, qëndrimet e LVV! në Kuvendin Komunal do të bëhen të njohura edhe nëpërmjet medieve.

“Lëvizja VV konsideron që buxheti i komunës është instrumenti më i rëndësishëm që i mundëson pushtetit të përmbushë obligimet e tij ndaj qytetarëve dhe krijon kushte për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Nga ky këndvështrim edhe jemi munduar të shqyrtojmë dhe analizojmë dokumentin e përgatitur nga pushteti aktual komunal, sepse në formë, ky dokument duket të jetë përgatitur pa aspak kujdes”.

Ajo shton se nëse i referohemi dokumentit të aprovuar, buxheti prej 9 milion e 934.5 mijë euro për vitin 2015, sipas kategorive buxhetore, do të shpenzohet në këtë mënyrë:
Kategoria e pagave dhe mëditjeve. Rreth 70% e buxhetit shkon për këtë kategori apo me mbi 1 milion e 155 mijë euro më shumë se viti paraprak apo në përqindje rreth 22% më shumë.

Karakteristikë e këtij draft buxheti është se komuna jonë, me mjete nga të hyrat vetanake participon me 55 mijë euro në kategorinë paga dhe mëditje. Komuna duhet të ketë një shpjegim ligjor dhe racional për këtë, sepse, si rregull pagat mbulohen nga granti qeveritar.

FIDANISHTJA

Në kategorinë shërbime dhe mallra, ka një ulje të shpenzimeve për rreth 78 mijë euro apo mbi 8%, por shpresojmë që kjo të mos reflektohen në cilësinë e shërbimeve, sidomos në arsim dhe shëndetësi, ku gjendja vazhdon të jetë shumë e rëndë dhe komuna po tregohet e pandjeshme.

Në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve kemi një rritje, por pa shpjeguar konkretisht destinimin e këtyre mjeteve. Deri më tani nuk ka ndonjë shpjegim publik, por shpresojmë që zyra e kryetarit Haliti, e ka të qartë se si do ti shpenzojë 100 mijë euro nga kjo kategori, sepse për kulturë, rini e sport, bujqësi, pylltari e zhvillim rural dhe
shërbime sociale, të cilat së bashku pothuajse kanë mjete po aq sa ka zyra e kryetarit, me siguri që do të jenë të pamjaftueshme.

Në kategorinë e investimeve kapitale ka një zbritje për rreth 200 mijë euro apo rreth 8% më pak se ky vit. Edhe këtu me siguri kryetari Haliti dhe LDK do të arrijnë t’ia shpjegojnë këtë qytetarëve të Vitisë, sepse premtimet kanë qenë të shumta dhe me këtë planifikim nuk ka shancë të përmbushen

Si i tillë thotë Ostrogllava nuk është buxhet që i adreson nevojat dhe prioritetet qytetarëve të Vitisë. “Më shumë mund të konsiderohet buxhet i pagave e mëditjeve dhe në vend se të jetë buxhet si instrument i zhvillimit të komunës dhe ofrimit të shërbimeve cilësore, ai është buxhetit i stagnimit. Është një buxhet, që anashkalon pothuajse tërësisht bujqësinë si prioritetin kryesor të komunës së Vitisë, i cili mundëson zhvillim të qëndrueshëm dhe ka potencialin më të madh të absorbimit të fuqisë punëtore”.

Është i pandjeshëm ndaj arsimit dhe shëndetësisë, ku gjendja është vërtet e rëndë dhe duhet të intervenohet me urgjencë thotë ajo.

Për më keq, përveç buxhetit 2015, edhe më pak shpresëdhënës duken projeksionet për vitet pasuese 2016 dhe 2017, prandaj si të tillë, Lëvizja VV nuk mund ta mbështesë. Prandaj e ka kundërshtuar edhe me votë.

“Lëvizja VV, e ka bërë të çartë se nuk mund të mbështes një buxhet të një pushteti komunal që i mungon vizioni për qeverisje, dhe si objektiv të qeverisjes së saj, siç mund të vërehet në dokument, buxhetin e konsideron vetëm si një instrument teknik mbi të hyrat dhe shpenzimet, por jo edhe në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe orientimit të komunës drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Buxheti i propozuar dhe aprovuar nga pushteti aktual komunal, fatkeqësisht dëshmon se Vitia në vend të ndryshimit do të vazhdoj të përballet me vazhdimësi të mentalitetit qeverisës që nuk prodhon rezultate në dobi të interesit të përgjithshëm të qytetarëve të saj” thotë Majlinda Ostrogllava asambleiste e Kuvendit Komunal të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.