Eko Higjiena

VV: Arsimi dhe shkenca për zhvillim të vendit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu dhe Shemsi Syla, shpalosën programin e Lëvizjes Vetëvendosje për Arsimin dhe Shkencën. Ky sektor sipas kandidatëve të Vetëvendosjes është tejet i rëndësishëm, e këtë e mbështet edhe rëndësia e kushtuar këtij sektori në Alternativën Qeverisëse.

Ismajl Kurteshi duke u nisur edhe nga përvoja e tij si punëtorë i arsimit dhe si person që ka qenë përgjegjës për arsim, tha se ne Lëvizja Vetëvendosje mendojmë që arsimi është një e drejtë e pamohueshme për të gjithë, në mënyrë të barabartë e pa diskriminime. Pra, ne mendojmë që shteti e ka për obligimin që të ofrojë mundësi për qasje në arsim cilësor. Në anën tjetër, me Lëvizjen Vetëvendosje arsimi publik në të gjitha nivelet do të jetë falas.

“Ne nuk e shohim arsimin vetëm si përgatitje profesionale, por edhe mënyrë për ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Pra, lidhja e arsimit me fusha të caktuara të ekonomisë e shëndetësisë është e domosdoshme, në mënyrë që këto dy fusha të arrijnë në nivelin e duhur” shtoi Kurteshi.

Hidromorava

Në anën tjetër Shemsi Syla i cili po ashtu ka një lidhje me profesionin e arsimit, shpalosi programin dhe rregullimin e niveleve të ndryshme të arsimit sipas Lëvizjes Vetëvendosje. Syla tha se në nivelin parashkollor, në Kosovë janë të përfshirë vetëm 3.5% e fëmijëve. Pra, hapja e paraleleve parashkollore në të gjitha shkollat e vendin është hapi i parë për përmirësimin e gjendjes. Kurse në arsimin fillor dhe të mesëm ne mendojmë që numri i nxënësve në klasa nuk duhet të jetë më i lartë se 25. Ndërsa për arsimin e lartë Syla tha se Universiteti i Prishtinës tash e sa kohë është në degradim e sipër. Lëvizja VV tarifat e pagesave për semestër do ti heq nga institucionet publike. Ne do të krijojmë fonde të posaçme që do të stimulojnë studentët të orientohen në degë të rëndësishme strategjike për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, me fokus të veçantë në shkencat egzakte, bujqësi, inxhinieri dhe mjekësi.

Besa Baftiu u fokusua në punën kërkimore dhe shkencore duke thënë se ne mendojmë që programet e doktoraturës në institucionet e arsimit të lartë duhet të jenë të lidhura ngushtë me veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe, në fakt, ato duhet të operojnë vetëm në fushat ku ka një veprimtari të tillë. Ne jemi të përkushtuar që nga buxheti i Konsoliduar i Kosovës, për Arsim dhe Shkencë të ndahet shuma prej 5% të Bruto Produktit Kombëtarë. Pra, shkenca dhe hulumtimi me Lëvizjen Vetëvendosje do të jenë prioritare dhe do të ndihmojnë në identifikimin e rrjedhimisht edhe eleminimin e problemeve të ndryshme shoqërore, në sfera të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.