FIDANISHTJA

VV ankohet se nuk u ndërtuan varrezat e dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shemsi Syla, nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se as qeverisja e kaluar e as kjo e tashmja nuk bënë atë që duhej dhe që kishin premtuar sa u përket varrezave të dëshmorëve.

“Në Varrezat e dëshmorëve në Gjilan shkohet me ndjenjat e frikës dhe të turpit. Aty mund të shohësh pamje të tmerrshme, andaj çoroditja që pamë aty na bëri që të ngremë zërin”, thotë Shemsi Syla, që thotë se aty pushojnë njerëzit që më së shumti dhanë për lirinë e Gjilanit, janë eshtrat e 52 dëshmorëve, që nga Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, komandanti i parë i ZOK-ut Abdullah Tahiri, Nushja e Tefiku dhe mbi 40 dëshmorë të tjerë.

Fajin për këtë gjendje, Syla ia hodhi pushtetit të kaluar, i cili pati në udhëheqje edhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve dhe që thirreshin në vlerat e luftës dhe të cilët lanë mandatin bashkë me amanetin e parealizuar.

UBT

Syla nuk amnistoi as pushtetin e tashëm në Gjilan, që nuk lëvizi për asnjë milimetër në këtë drejtim. Sipas Sylës, dëshmorët e lirisë dhe familjet e tyre nuk e merituan këtë trajtim.

Syla, thotë të jetë edhe më i brengosur se në qeverisje me Gjilanin pati edhe ish- luftëtarët të lirisë dhe kjo më shumë e ngjall brengën për punën që s’u bë, sepse ata dhanë fjalë e betime e realisht nuk bënë asgjë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.