ARKATANA

VV, AAK-së: Paramendoni me kë po bëni koalicion

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se kthimi i Ramush Haradinaj është i mirë për skenën politike e veçanërisht për AAK-në.

Sipas tyre, me vendimin për pafajësinë e Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, edhe një herë u dëshmua se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër. E kur kanë folur për pjesën politike, drejtues të Vetëvendosjes kanë drejtuar një pyetje drejt AAK-së: ‘Paramendoni me kënd po doni me ba koalicion?’.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka thënë se AAK-ja i din punët e tyre, por që, sipas tij, me njerëzit aktual në udhëheqje nuk ka as Qeveri të mirë e as forcim.

FIDANISHTJA

“Nuk mund të mos them, se si AAK-ja po mendon të hyjë në koalicion me këta njerëz. Për mua kjo është paksa e çuditshme. Nuk e di unë a forcohet a dobësohet sepse në fund të fundit janë qëndrimet dhe vendimet e tyre, por mendojë se me këta njerëz nuk ka Qeveri e as forcim. Është pyetje që ja drejtojë, se kur po komentojmë po na thonë pse po përziheni, kjo është pyetje legjitime që unë si qytetarë ja bëjë AAK-së: Paramendoni me kënd po doni me hy në koalicion, me kënd po doni me hy?”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se është mirë që u kthye Ramushi, ngase, sipas tyre, do të dihen vendimet e AAK-së, ngase si pretekst gjithmonë kanë pasur mungesën e liderit. /kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.